Iris Luarasi është një deputete e mazhorancës që nuk ka qenë asnjëherë në pushtet. Megjithatë ka qenë në opinion, si përkrahëse e mazhorancës së Edi Ramës. Kritikat për këtë pozicion të saj, mund të trajtohen apo të adresohen me argumente, për çështjet që ajo mbron apo ngre në daljet politike. Por kjo nuk ndodhi. Iris Luarasi u sulmua si brand politik i mazhorancës, duke marrë anën e brishtë të një deputete grua. Pse e sulmuan Iris Luarasin? Shumë e thjeshtë, sepse mund ta bënin, lëviz pa eskortë krijon efekt publik. Edhe? A mund të shërbejë kjo sjellje si një brand politik i revolucionarëve? Politikisht nuk shërben, nuk sjell asgjë në shportën e protestës. Por ata e kanë bërë sepse munden. E kjo nuk është politikë, është taktikë e improvizuar. LEXO EDHE:Sekuestrimi i vilës së Ballukut në Palasë, Bardhi thirrje SPAK: Pozita e ish-zv.kryeministres është rënduar, sillni në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të saj! Nga sulmi, Iris Luarasi ka fituar më shumë, edhe pse vetë deputetja në fjalë nuk ka synuar të jetë aggressive në PR si politikane e mazhorancës. Ka mbajtur profilin e saj si një aktiviste për të drejtat e grave dhe gazetare, ku edhe është prezantuar në panelet televizive. Ku edhe është sulmuar, megjithatë ajo ka mbajtur qëndrimet e saj me argumente. Luarasi është deputete e mazhorancës pa qenë ndonjëherë në pushtetin ekzekutiv. Gjithsesi ka dalë në mejdan me pozicionet pro qeverisë, mazhorancës, PS-së, edhe pse nuk është një socialiste e organizatave klasike. Megjithatë, dalja publike në mbështetje të PS-së, i ka dhënë asaj markën se është me PS. Ky pozicion nuk është një krim, ky pozicion nuk është shkelje, është pozicion politik. Por sulmi ndaj Luarasit nuk bëhet kot. Ka një arsye dhe objektiv, pasi Iris Luarasi është një brand i shoqërisë civile në këto 37 vite. Sidomos për të drejtat e grave të dhunuara, e për këtë ka rekorde. Natyrisht si një organizatë e shoqërisë civile, sepse ajo nuk ka qenë asnjëherë në pushtet. Mund të kemi kritika, mos pëlqime edhe për pozicionet e saj publike, por fakt është se pozicionet e saj janë në transparencën e argumenteve ku edhe ka pasur përplasje e konfrontime. Por asnjëherë fyerje apo eskalime. Ndaj sulmohet ajo për të dhënë një sinjal ndaj shoqërisë civile që militon në mazhorancë. “Jeni të shitur” është mesazhi. Po pse janë të shitur kur një aktiviste civile bëhet deputete, ku nuk del jashtë vijës që ka mbajtur edhe më para. Ndërkohë, kur një tjetër aktivist apo aktiviste, kalon në pozita opozitare ka një prioritet moral? Në fakt ka një diskordancë të aktivitetit politik të të ashtuquajturit revolucion, që në fakt nuk është i tillë. Sepse është një axhendë politike gjasme se po bëjmë protestë. Një revolucion, qoftë edhe radikal nuk merret me deputetet gra, por konteston pushtetin ekzekutiv. Një revolucion, përpara sulmit ka edhe një narracion, një manual, një ide se pse ndodhin sulmet. Partia Komuniste Shqiptare, pas çdo akti të saj guerril publikonte një trakt, ku shpjegonte me logjikë arsyet e këtij akti. Revolucioni i flamingove as nuk mendon ta bëjë. Sepse për çdo gjë i kërkojnë ndihmë chatgpt-së. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kuvend protestat kunder qeverise proteste ylli pata iris luarasi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Nena: 09/09/2026 21:33 Ato shemtirat qe e dhunuan psikologjikisht Luarasin nuk I vine asaj as tek gishti i vogel Ato po na neverisin figuren e gruas, po shkelin me kembe virtytet e larta te nje gruaje apo nje nene duke e kthyer veten e tyre ne perbindesh, nuk e di a kane familie, prinder, burra a femije ato?????!!!!!!! TURPI I MBULOFTE Nuk eshte kjo rruga Moj trushkulura te rrugeveeee per te marre pushtetin Vereni kandidaturen per TIRANEN e do shihni se sa do fitoni DREJTESIA DUHET TE VEPROJE E TU JAPE CFAR MERITOJNE Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 3169 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

