Lajme Zone
Ylli Pata: Provokacja e Mickovskit me shqipen synon Tiranën
PolitikëReport TV

Ylli Pata: Provokacja e Mickovskit me shqipen synon Tiranën

Mickovski po e bën me disa lëvizje tentativën e tij për konflikt, por që Tirana deri tani nuk e ka ngrënë këtë provokim, si dhe Ali Ahmeti e aleatët e tij në opozitën shqiptare. Por duket se loja është ende në fillimet e saj…

Heqja e përdorimit të gjuhës shqipe në billbordet kufitare nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, duket se nuk është një lajthitje e rastit apo lojë elektorale. Kryeministri maqedon, Kristian Mickovski, me këtë veprim pa kuptim që në dukje nuk i jep asnjë pikë politike nga elektorati i tij, po zbaton një plan të menduar provokimi të pastër. LEXO edhe...Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk tërhiqen, kërkesë të re ministrisë së Drejtësisë për provimet në gjuhën shqipe: Duam barazi! Një provokim, të cilin Mickovsi e ka nisur prej disa muajsh tashmë, që me sjelljen e ulët ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Shkup Denion Meidani, urdhrin ndaj argatëve të tij në shqiptar që të mësynin revolucionin e flamingove, si dhe tani, me testimin që po bën me heqjen e shqipes nga tabelat zyrtare kufitare. Bën përshtypje se reagimi që po vjen nga politikanët shqiptarë për këtë provokim ka qenë krejt i vakët. Thjesht disa deklarata shtypi të BDI-së, apo disa eksponentëve të niveleve të dyta të saj, ndërkohë që ende nuk është prononcuar Ali Ahmeti. Gjithashtu Tirana zyrtare po ashtu po mban një qëndrim të qetë, që sipas të gjitha gjasave ka arsye përse e bën, siç duket që edhe udhëzimi për politikanët shqiptar që të mos bien pre e provokimit të Mickovskit, ka një koordinim të përbashkët. Aleatët shqiptarë të Mickovskit, përkatësisht partitë e koalicionit Vlen, si dhe Vetëvendosja nuk kanë reaguar, pasi ata nuk janë fare të shqetësuar se humbin pikë nga përdhunimi i gjuhës shqipe. Përkundrazi, aleatët e Mickovsit arrijnë të mbijetojnë pikërisht nga defaktorizimi i shqiptarëve atje. Në zgjedhjet e fundit lokale, VLEN arrit të mbajë komunën e Tetovës dhe bashkinë e Çairit(Shkupin e vjetër) vetëm si pasojë e ndihmës direkte të votës maqedonase. Grupi aktual politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që ndodhet në qeveri me Mickovskin u ngrit pas një plani strategjik që kryeministri aktual, Kristian Mickovski dh eish-kryeministri Zoran Zaev firmosën me njëri-tjetrin në vitin 2022. Deri atëherë, Shkupi ishte në një paketë me Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Dalja e Tiranës nga binjakëzimi me Shkupin shkaktoi tërmet politik atje, duke rrëzuar Zoran Zaevin, ish-kryeministrin socialdemokrat. I cili pasi dha dorëheqjen edhe nga partia e tij, bëri pakt me armikun politik që të rrëzojnë Ali Ahmetin, si strumbullarin e faktorit shqiptar atje. Zaev dhe Mickovski vendosën të bashkonin forcat që VRMO të marrë një numër të madh deputetësh, duke përçarë ish-partinë e Zoranit-LSDM. Zaev, erdhi në pushtet në 2017 vetëm falë shqiptarëve, të cilët përpara se të vendosin në Shkup erdhën në Tiranë e takuan Edi Ramën, ku vendosën “Paktin e Tiranës”. Sipas të cilit, asnjë vendim në Shkup nuk duhet të merret pa shqiptarët. Duke sulmuar Ali Ahmetin, nëpërmjet përçarjes së partisë së tij, ku disa ish-zyrtarë u afruan nga Zaev e Mickovski, u tentua që ta kthejnë në parti në minorancë. Gjë që nuk e kanë arritur, edhe pse BDI është në opozitë e jo në qeveri. Ndërkaq, duke tentuar që të sulmohet kauza kryesore e shqiptarëve atje, gjuha shqipe, objektivi është që të thirret edhe Tirana në një konflikt rajonal. Ka një përpjekje që të ndalohet sa më shumë aksioma që ka marrë udhë në BE për futjen e Malit të Zi dhe Shqipërisë si anëtarët e parë të Ballkanit Perëndimor. Para dy ditësh, nga Republika Srbska, Aleksandër Vuçiç tentoi të provokojë fort Malin e Zi nëpërmjet një argati të tij në mazhorancën aktuale në pushtetin e Podgoricës. Mickovski po e bën me disa lëvizje tentativën e tij për konflikt, por që Tirana deri tani nuk e ka ngrënë këtë provokim, si dhe Ali Ahmeti e aleatët e tij në opozitën shqiptare. Por duket se loja është ende në fillimet e saj… U.D/ReportTv.al ylli pata Maqedoni e Veriut Vlen ali ahmeti Hristijan Mickoski denion meidani Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.4% Nuk e di 5% Vota total: 2705 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?