Aleksandër Vuçiç e ka shndërruar shakanë e Ricky Gervais në një model për të menaxhuar të afërmit politikë përtej Drinës. Këto ditë, testamenti i vërtetë u hap - jo para noterit, por para kamerave. Vuçiç dhe Dodik udhëtuan së bashku nëpër Bosnjë e Hercegovinë për tre ditë... Ricky Gervais, një nga komedianët më të famshëm dhe më të pasur në botë, ka zgjedhur të mos ketë fëmijë. Në një nga monologët e tij humoristikë, ai tregon se si e ka shndërruar këtë fakt në eksperimentin e përsosur familjar.
Në çdo takim të madh familjar, ai e merr një të afërm mënjanë, dhe i thotë me zë të ulët: “Dëgjo, unë s’do të jetoj përgjithmonë. Kam vendosur që pjesën më të madhe të pasurisë ta lë ty. Vetëm mos ia thuaj askujt…”.
Pastaj i premton të njëjtën gjë të dytit, më pas të tretit, dhe kështu me radhë, një për një, të gjithëve. Secili kthehet në tryezë i bindur se është i zgjedhuri. Papritur, pjata e Gervais është gjithmonë e mbushur, karrigia e tij më e rehatshmja dhe shakatë e tij u duken të gjithëve të parezistueshme për të mos qeshur.
Të gjithë e ruajnë sekretin, pa e ditur se secili mban të njëjtin testament në xhep. Sigurisht, askush nuk do të marrë asgjë. Gervais ia ka lënë pasurinë fondacioneve bamirëse. Por me një testament të rremë, ai ka siguruar vëmendjen e përjetshme të gjithë familjes.
Aleksandar Vuçiç e ka shndërruar këtë shaka në një model për të menaxhuar të afërmit politikë përtej Drinës. Për muaj të tërë, opozitës në Republikën Srpska i ka arritur i njëjti mesazh, nëpërmjet emisarësh të ndryshëm, ndërmjetësuesish dhe njerëzish që gjithmonë kanë “informacion të besueshëm nga Beogradi”: Dodik ka marrë fund. Vuçiç e ka hedhur poshtë. Këtë radhë po të mbështet ty. Vetëm mos ia thuaj askujt…”.
Dhe secili nga këta “të afërm” politikë kthehej pastaj në tryezë pak më shumë krenar, i bindur se ishte ‘nipi’ i preferuar i Vuçiçit. Në vend që të krijonin politikat e tyre, ata dëgjonin Beogradin. Në vend që të binin dakord se si ta mposhtnin Dodikun, ata përpiqeshin të kuptonin se kë kishte zgjedhur Vuçiç për ta pasuar.
Dhe kështu për muaj të tërë, kandidaturat ofroheshin, tërhiqeshin dhe tregtoheshin si mallra para mbylljes së bursës. Branko Blanusha ia ofroi kandidaturën vetes së tij, pastaj Draško Stanivukoviqit disa herë. Stanivukoviç priti gati deri në afatin e fundit për të vendosur nëse do të kandidonte. Nebojsha Vukanoviç ndoqi rrugën e tij.
Opozita dukej si një familje që zihej për apartamentin e xhaxhait të pasur, teksa xhaxhai ishte ende gjallë, më i shëndetshëm se të gjithë dhe e kishte transferuar tashmë apartamentin te Dodik.
Vuçiç nuk e shpiku nga hiçi vanitetin e tyre. Ai thjesht i mati me saktësi egot e tyre, dhe secilit i pëshpëriti atë që dëshironte të dëgjonte. Ai nuk e shkatërroi një unitet të fortë, sepse ky unitet dukshëm nuk ekzistonte. Ai thjesht futi levën e Beogradit në të çarat ekzistuese.
Kështu e shkatërroi fitoren pothuajse të sigurt të opozitës - pa asnjë dilemë. Dhe pastaj, këto ditë, u hap testamenti i vërtetë. Jo para noterit, por para kamerave. Për tre ditë, Vuçiç dhe Dodik udhëtuan së bashku nëpër Bosnjë e Hercegovinë: Rmanj, Drvar, Petrovačka cesta, Manjača, Šipovo, Bugojno, Jezero, Mrkonjić Grad.
Manastire, fabrika, fjalime, dreka dhe foto të përbashkëta. Byrek, mish viçi, qengji dhe speca të mbushur, raki - shumë rakí… si influencer të vërtetë. Në Manjača, Vuçiç kujtoi se 14 vjet më parë ai kishte rënë dakord me “presidentin Dodik” që të festonin së bashku data të rëndësishme.
Dodik u përgjigj se Serbia nuk kishte bërë kurrë më shumë për Republikën Srpska sesa gjatë kohës së Vuçiçit. Ata u mbuluan njëri-tjetrin me lavdata, ashtu siç të zotët e shtëpisë i mbushin njëri-tjetrit pjatat me ushqim.
E gjitha kjo nuk e zbehu aspak detyrimin për të kujtuar viktimat e “Operacionit Stuhia”. Por vuajtja e atyre civilëve të pafajshëm meriton më shumë sesa të shërbejë si sfond për turneun elektoral të kujtdo.
Sepse tre ditë udhëtime, fjalime, dreka dhe foto të përbashkëta nuk janë protokoll por fushatë. Një fushatë që të dyve u duhet më shumë se kurrë në këtë moment, pasi të dy janë në pikën më të ulët të popullaritetit të tyre ndonjëherë.
Vuçiç nuk kishte pse të thoshte se e mbështet Dodik. Ai e tha këtë me itinerarin e tij. Në tre ditë pati kohë për byrek, mish qengji dhe speca të mbushur. Nuk pati as gjysmë ore për opozitën. Tani opozita mund të thotë se Vuçiç e mashtroi.
Dhe në fakt kështu është. Por kur për vite të tëra ke besuar më shumë tek pëshpërimat ne vesh sesa te sytë e tu, ky nuk është më naivitet por një vendim personal për t’u gënjyer. Nëse të duhet leja e Vuçiçit për të mposhtur Dodik-un, atëherë ti nuk je alternativë ndaj Dodikut. Ti je thjesht një kandidat tjetër për guvernatorin e Vuçiçit në Republikën Srpska.
Një ditë, të afërmit e Ricky Gervais një ditë do ta kuptojnë se kanë qenë pjesë e një shakaje të madhe. Opozita në Republikën Srpska mund ta kuptojë këtë natën e zgjedhjeve – kur shakaja për ta nuk do të jetë më qesharake për askënd.
Vuçiç nuk është takuar kurrë me opozitën. Nuk ka pasur as nevojë që t’i presë ata. Përkundrazi, edhe njëherë opozita ka pranuar të gënjehet prej tij./Pamfleti nga “Vijesti”testamenti parazgjedhor vuçiç Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Nga Shqipëria në Ruanda: Pse s’ka leverdi t’i çosh migrantët në vendet e treta 7 Gusht 2026, 09:5609:56Rajoni dhe Bota Europa në 'flakë', paralajmërojnë shkencëtarët: Ndëryni para se katastrofat klimatike, të kthehen në kriza ekonomike 7 Gusht 2026, 09:4309:43Rajoni dhe Bota Pamje tronditëse nga Japonia, salla e operacionit lëkundet nga tërmeti 7 ballë, mjekët nuk braktisin pacientin (Video) 7 Gusht 2026, 07:3607:36Rajoni dhe Bota Trump synon masa të reja kundër “turizmit të lindjeve”, pritet të kufizojë shtetësinë amerikane 6 Gusht 2026, 23:0323:03Rajoni dhe Bota Inteligjenca Artificiale po bëhet e rrezikshme, raporti britanik: “AI” u përpoq të mashtronte njerëzit dhe të mbulonte gjurmët e saj 6 Gusht 2026, 22:5422:54Rajoni dhe Bota Ukraina, shkolla e re e karteleve të kokainës 6 Gusht 2026, 22:3822:38Rajoni dhe Bota

