Prova e 84 votave e mazhorancës së Edi Ramës, dukej qartë se ishte një provë edhe politike. Një provë, që Rama, duket e ka demonstruar jon ë rrafshin e brendshëm përtej diskutimeve e debatit, por në qarqet politike të BE-së. Ku pas shpërthimit të revolucionit të flamingove është krijuar qartazi përshtypja se kemi një krizë politike, e cila është edhe brenda mazhorancës. Një përshtypje që erdhi edhe nga një debat politik brenda mazhorancës me largimin e Marjana Koçekut, debatet e Elisa Spiropalit, përkrahja e protestave nga Ditmir Bushati, agresiviteti i ish-emrave të vjetër të PS-së për të nxitur lëvizje në mazhorancë etj. LEXO EDHE:Lobistët, martesat, avionët privatë dhe borxhi prej 100 mijë dollarësh! Investigimi që vë në telashe ambasadoren amerikane në Athinë, Trump: Nuk jemi të kënaqur! Ky lloj testi, duket ishte një demonstrim i Ramës në qarqet europiane se mazhoranca që e mori këtë mandat të gjerë në 2025 për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ky votim, është një vulë politike e dështimit të revolucionit që u soll edhe falë mediave liberale ndërkombëtare si një zhvillim tronditës në Shqipëri. Revolucioni i Flamingove, erdhi në Shqipëri si një krijim laboratorik në laborator. Pasi erdhi nga qendrat e mëdha të politikës botërore anti-Trump. Flamingo, ishte një revolucion anti-Trump në thelbin e saj, e si i tillë u përdor në dy javët më aktive të saj, kur pati streaming nga mediat më të mëdha botërore. Natyrisht ka arsye pë rata që e bënë këtë, ngaqë kishim të bënim me pjesë të familjes së Presidenti amerikan, përkatësisht familjarët më me influencë në publikun amerikan. Ndërkaq, në pjesën shqiptare të Revolucionit të Flamingove, u përdor një logjikë e vjetër dhe e stërpërdorur; ajo e rrëzimit të Edi Ramës. Kreu aktual i qeverisë dhe i mazhorancës është në mandatin e katërt të tij, përkatësisht e ka ngrënë të gjithë livadhin politik të tij dhe pret kulmin për të dalë në epilogun e shpallur atë të hyrjes së BE-së. Në këtë rast, çdo logjikë për ta rrëzuar nuk qëndron, pasi Edi Rama duhet sfiduar me një narrativë të re, me një lidership të ri, me një revolucion politik të vërtetë e jo të krijuar në laborator. Një revolucion real e kërkon këtë në mentalitet, në ideologji, në koncept. Drejtuesit e revolucioneve historike nuk kanë qenë udhëheqësit e masave, po filozofët. Revolucionin francez e mbruajti Russoi, Volteri e iluministët European. Për të mos folur për të tjerët me radhë që kanë brenda kontrakdiktat e tyre. Kritikët e Edi Ramës i mëshojnë faktit se pikërisht tani që ai donte të tregonte se është më i fortë, është më i dobët se nuk e ka më aureolën artistike në mediat europiane. Mund të jetë edhe kështu, por problem është përballë, kush është sfiduesi i tij politik, ideatori i një rruge politike alternative e të ndryshme me të? Pastaj, siç ndodhi sot në guerriljen pa lidhje në ministrinë e Arsimit, ditën kur Shqipëria firmos mbylljen e një kapitulli të BE, gjëja bëhet më e qartë. Flamingo nuk është një revolucion i lindur këtu, por i krijuar në inkubator apo në inkubatorë./Tema U.D/Shqiptarja.com TAG: Revolucioni i flamingove Tirane donald trump edi rama Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Tetor, 19:56
Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.7% Jo 69.8% Nuk e di 4.5% Vota total: 1352 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

