Lajme Zone
Ylli Pata: Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

"Në këtë revolucion kanë dalë shumë fytyra, shumë emra, shumë video, e ka pasur pafund marshime e fjalime. Por deri tani nuk ka mbetur asnjë, madje shumë prej fytyrave dhe emrave që janë dukur në 'ditën e djeshme' të flamingove po zihen me njëri-tjetrin, duke sharë e sulmuar."

Në kulmin e rivalitetit ndërmjet Fatos Nanos dhe Ilir Metës, këtu e më shumë se 20 vjet më parë, skuadra e PR-it të kreu të PS-së, kishte zgjedhur një mënyrë perfide për të nxjerrë në pah përplasjen mes dy liderëve. Në sherrin e të cilëve, siç ndodh shpesh, fitoi një i tretë. Ishte fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, ku në stilin amerikan liderët ftoheshin në stage me hitet botërore të muzikës. Që çuditërisht kanë ndryshuar fare pak edhe sot, edhe pse ka dalë IA si krijues i ri “intelektual”. Zbritjen apo hipjen e Fatos Nanos në foltore e shoqëronin me “Let's Get Loud” të Jennifer Lopez, e kthyer në hit botëror pas hapjes së Kampionatit Botëror të Femrave, në mitikun Rose Bowl t ë Pasadena-s-Los Angelos në 1999. LEXO EDHE:Zjarret në Lurë e Dajt, 100 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuar në terren, Nufi: Mirënjohje për guximin dhe përkushtimin! (VIDEO) Kurse Ilir Meta, shoqërohej me një tjetër hit, kënduar nga një mit të muzikës botërore të viteve 80: Modern Talking: “No Face, no name, no number”. Spinët e stafit të Fatos Nanos, me mjeshtëri u kujtonin kronistëve politikë simbolikën e zgjedhjes së këngëve, për të dhënë të kuptojnë atë çfarë donin të tregonin. Nuk kaloi shumë kohë, e thuajse i gjithë stafi i Nanos, kaloi i gjithë për zotërinë që i kishin ofruar simbolikën e askushit. Ky mish-mash simbolikash që lëviz me lehtësi të caktuar në narrativën politike shqiptare, në fakt është thelbi i asaj që është oferta e ardhur te publiku ndër vite. Ku për shembull, Sali Berisha, na erdhi në 2005-n, pak vite pas gjëmave të 1997 e 1998-s, me botoksin artistik të Fadil Berishës nga Nju Jorku, e slloganin e një filmi rumun shumë popullor në Shqipërinë komuniste që tregonte sagën e komisarit Roman që luftoi mafien reaksionare të Bukureshtit, menjëherë pas çlirimit të vendit nga Ushtria e Kuqe e Stalinit. “Cu mâinile curate-Me duar të pastra”-ishte sllogani që këshilltarëve amerikano boshnjakë të fushatës së Berishës, duket ja kishte sugjeruar ndonjë nostalgjik i sagës popullore të komisarit Roman, të cilën ndaloi dhe komunizmi, ngaqë po shikoheshin si një lloj dissidence. Vizatimi i doktorit të 1997-s me “Duart e pastra” ishte një guxim i madh në një Shqipëri, që mendohej se nuk i kishte harruar plagët e qametit. Ama qëlloi. Doktori u rikthye, me vështirës, me një operacion të fortë kthimit të xhaketave nga e mprapshta, e me mjaft make up vendas e ndërkombëtar, por u kthye. Më i fortë sesa në 1992. Këtë herë ishte “nishi” në të gjtiha drejtimet: Nuk kishte një kryeministër që e kundërshtonte, kundërshtarë e mocionistë apo një drejtësi kundër. i kishte të gjitha me vete, madje edhe presidentin e caktonte si të donte. Se sa të pastra mbetën duart, është muhabet tjetër, e ku në këtë temë nuk ka ndonjëherë një diskutim racional e normal, por ku palët sipas llogoreve marrin përsipër të ngjyrosin sipas dëshirës e natyrisht interesit. Megjithatë që nga “Cu mâinile curate” të doktorit të 2005-s, shumë sllogane kanë rrjedhur e arti i mendjes së kokave që së bashku me mjekrat mbushin këtë hapësirë që në epokën e Salës. Epokë, e cila jo vetëm që nuk ka ikur, por na sjell ditë përditë, jo vetëm fytyrën, mënyrën dhe adetin e njohur të një vendi që duket se jeton “Groundhog Day”. Ku si në komedinë e famshme, nuk ka të nesërme, por vetëm të sotme, ku personazhi kryesor ka kohë, hapësirë, edhe mundësi të bëjë variacione pa fund mbi temën, deri sa të zbulojë atë nervin ku të gjejë lumturinë. Në fakt Dita e Marmotës Phil, nuk ka qëndruar në vend vetëm me personazhin kryesor “Komisarin Roman” të “Duarve të Pastra”, por me të gjithë auditorin e qytetit provincial të Pennsylvania-s, i cili jo vetëm ushqehet e varet prej tij, por ka një lloj varësie, ngaqë e di se nëse personazhi kryesor që vijon të endet në të njëjtën ditë, e gjen lumturinë, atëherë zhduken të gjithë. Një ditë e re lind mbi dëborën e bardhë të Punxsutawney-t, ku nuk ka më dje, as “tre bandat e Lubonjës” e as emisionet e ekspertëve që parashikojnë çdo tre ditë apokalipse të mëdha. Por, në realitet e gjitha është një fantazi. Pasi e nesërmja ishte thjesht një vegim, jemi ende në Punxsutawney-t, me vetëm me një ndryshim. Ku nga Marmota Phil, ka gati 80 ditë që festohet Dita e Flamingos. Që jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, ku ka marrë shumë famë quhet “Revolucioni i Flamingove”. I cili ashtu si 2 shkurti i marmotës Phil pritet me shumë interes, aq sa të gjithë mediat e East Coast të SHBA dhe Kanadasë ja mësyjnë për të qenë në festën e madhe të popullit të Phil-it. I gjithë ky revolucion i gjatë, duket se ka dalë nga e njëjta dorë e skenaristit të “Groundhog Day”, i cili nuk e kishte fare me banorët e Punxsutawney. Madje nuk ka qytet më atë emër, e ka shpikur vetë shkrimtari, për të treguar atë që donte ai. Në këtë revolucion kanë dalë shumë fytyra, shumë emra, shumë video, e ka pasur pafund marshime e fjalime. Por deri tani nuk ka mbetur asnjë, madje shumë prej fytyrave dhe emrave që janë dukur në “ditën e djeshme” të flamingove po zihen me njëri-tjetrin, duke sharë e sulmuar. Duke shpikur histori e ngjarje, me shpresë se do të shkojnë të nesërmen me një “jetë më të lumtur”. Në fakt, edhe mund t’ja arrijnë sepse në këto afro 80 ditë mund të kenë thënë një fjalë më të mirë, të kenë menduar një vepër më të mirë, e ëndërruar diçka për nesër. Por çdo mesdite del “komisari Roman” i cili kujton se e nesërmja nuk është aspak çështje kaq e thjeshtë, e çdo herë sjell versione sesi ajo do të arrihet, duke treguar ama se kush janë ata që nuk e lejojnë të bëhet. Adhuruesit nuk mungojnë komplimentet se ai nuk ndryshon kurrë, edhe pse ka vite që duan ta heqin. Dhe në darkë, dalin doktorët me mjekra që vërtetojnë se e nesërmja nuk ka ardhur, jemi sërish në ditën e Marmotës. Nuk ka rëndësi nëse e ka emrin Phil apo Flamingo…/Tema R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ylli pata protestat kunder qeverise Tirane proteste flamingo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 25.2% Social media 16.5% Vota total: 1521 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?