Lajme Zone
Ky është shqiptari i ndaluar për vdekjen e 46-vjeçares në Itali
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ky është shqiptari i ndaluar për vdekjen e 46-vjeçares në Itali

Metvelaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1984 dhe prej vitesh banues në Kalabri, kishte një lidhje me 46-vjeçaren. Pas ngjarjes, ai u lokalizua në portin e Barit, në Puglia, ndërsa autoritetet italiane vijojnë të hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe lëvizjet e tij.

Forastefano u gjet gjatë natës pranë hyrjes së spitalit të Trebisacces, me plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 46-vjeçarja ndërroi jetë. Prokuroria e Castrovillarit, e cila po koordinon hetimet, ka urdhëruar autopsinë për të përcaktuar më qartë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Sipas mediave italiane, Metvelaj dhe Forastefano frekuentoheshin prej disa kohësh, ndërsa rrethanat e marrëdhënies së tyre dhe çfarë ka ndodhur para se gruaja të gjendej pranë spitalit janë ende pjesë e hetimit. Për momentin, motivi i ngjarjes nuk është bërë i qartë dhe çdo hipotezë mbetet nën verifikim.

Emri i Metvelajt kishte dalë më herët edhe në kronikat gjyqësore italiane. Sipas raportimeve, në vitin 2020 ai ishte arrestuar në një procedim që lidhej me vepra penale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së Ornella Forastefanos dhe lëvizjet e personave të përfshirë. Pritet që autopsia dhe provat e mbledhura gjatë hetimit të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Castrovillarit.