Lajme Zone
Si në Mesjetë: Kjo është rruga ku kalojnë çdo ditë banorët e fshatrave të Skraparit
Të tjeraJOQ Albania

Si në Mesjetë: Kjo është rruga ku kalojnë çdo ditë banorët e fshatrave të Skraparit

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorë të zonës së Tomorricës në Skrapar, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh disa prej fshatrave të zonës me Çorovodën.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorë të zonës së Tomorricës në Skrapar, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh disa prej fshatrave të zonës me Çorovodën.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një segment rruge në gjendje të rënduar, i mbuluar në pjesën më të madhe me gurë të mëdhenj dhe terren të thyer, duke e bërë kalimin e automjeteve të vështirë. Një automjet shihet duke lëvizur me shumë ngadalësi, duke manovruar mes gurëve për të vijuar rrugën. Një automjet shihet duke kaluar me shumë vështirësi nëpër terrenin e thyer, duke manovruar mes gurëve për të vijuar lëvizjen.

Sipas banorëve, bëhet fjalë për rrugën që të çon drejt Barçit dhe që shërben për lidhjen e disa fshatrave të zonës, mes tyre Kuçi, Rehova, Floqi, Barçi, Straficka dhe Vishanji, si dhe zona të tjera përreth.

Banorët thonë se gjendja e rrugës e vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme, pasi Çorovoda është destinacioni ku duhet të shkojnë për shërbime mjekësore, për të blerë ushqime dhe për nevoja të tjera bazë.

“Shikoni rrugët e Tomorricës në zonën e Skraparit, ku nuk është vënë dorë prej vitesh. Këto rrugë janë të pakalueshme, por qytetarët bëjnë të pamundurën me aq mundësi sa kanë të shkojnë në qytet, në Çorovodë, për mjekësi dhe për të marrë ushqime”, shkruan denoncuesi.

Sipas tij, problematika bëhet edhe më e madhe për banorët që nuk kanë mundësi të përdorin mjete të përshtatshme për terrene të tilla.

Në denoncimin e tyre, banorët shprehen gjithashtu të pakënaqur me mungesën e ndërhyrjeve në këtë zonë.

Ata deklarojnë se gjatë periudhave zgjedhore përfaqësues të ndryshëm politikë shkojnë në zonë për të kërkuar votat e banorëve dhe premtojnë ndërhyrje për rrugën, por sipas tyre, pas zgjedhjeve problematika mbetet e njëjtë.

“Kur është koha e votimeve, vijnë përditë për të kërkuar vota dhe duke premtuar rrugën dhe çdo gjë minimale për jetesën e njeriut”, vijon denoncimi.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin në konsideratë gjendjen e këtij aksi dhe të ndërhyjnë për përmirësimin e infrastrukturës, në mënyrë që lëvizja drejt Çorovodës të mos jetë një vështirësi e përditshme për komunitetin. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)