Prej një viti tashmë, qoftë PD e Sali Berishës, qoftë opozita e re, tentuan me të gjitha mënyrat që të provokojnë një krizë qeverie, duke përfituar nga disa faktorë të jashtëm, të cilët janë shumë të fuqishëm. Me gjithë ndihmën e këtyre faktorëve laramanë që vinin nga Perëndimi dhe Lindja, duket se deri tani situate ka sjellë disa cifla mazhorance të dalë nga masa e madhe politike që doli nga zgjedhjet e 11 majit 2025. LEXO edhe...Vendoret 2027, Salianji për Report Tv: Opozita është me vonesë! Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive E si i thonë fjalës më mirë pak se asgjë, e gjithë opozita, po vjen në një situatë më të galvanizuar për zgjedhjet e 9 majit 2027, edhe pse nuk shkuan në konsultimet me Presidentin për datën, me logjikën e qëndrestarit. Situata është e tillë; mjedisi opozitar është goxha i galvanisuar si pasojë edhe aktivizmit të protestave të gjata. Kryesisht pjesa më active e tyre, ndaj janë gati për një betejë elektorale. Por pyetja që shtrohet se a mjafton ky mjedis, i cili nuk është aq i madh për të mobilizuar edhe pjesën tjetër të elektoratit për të rritur konsensusin. Pikërisht këtu është e gjithë çështja, ndaj vlen fushata elektorale. Mënyra e fushatës, prezantimi në public, kandidati dhe idetë politike janë mjete që thithen nga njerëzit, së paku ai që quhet elektorati gri. Gjë që nuk do të jetë e lehtë, pasi djegia e Tiranës do të jetë pjesë dhe kryq i rëndë për protagonistët e opozitës që nuk u distancua nga ajo që ndodhi. Megjithatë, ka një debat që po zhvillohet në lidhje me tezën e një bashkimi të opozitës në një kandidat të përbashkët. Një Bashkim i tillë, nuk është gjë tjetër veçse një Bashkim i rremë, i cili mund të shkërmoqet nga momenti në moment, siç ndodhi me rastin e koalicionit ndërmjet Nismës Thurje dhe partisë së Adriatik Lapajt, që gati sa s’i hyn në dru njëri tjetrit. Ndërkohë dhuna verbale ndërmjet Lapajt dhe Gazment Bardhit në studion e Fevziut, është dëshmi e një mjedisi acid të fortë në këtë pjesë politike. Ndaj, logjika më normale do të ishte që qoftë PD, qoftë opozita tjetër të ketë kandidatët e saj, t’i ketë seriozë dhe të përgatitur për të kërkuar votat e elektoratit të tyre në fillim dhe më pas pjesës tjetër. Nëse, qoftë në Tiranë, qoftë në bashkitë e tjera, e gjitha kjo opozitë merr votat e saj dhe hyn me forcat e saj në këshillat bashkiakë, si dhe ka votat për kandidatët, kjo është rruga më e mirë politike për të shtruar rrugën e një alternative. Të një procesi politik, i cili siç dihet nuk është një shock terapy, siç tentuan ta kryejnë, por një maratonë e plotë politike për të ndërtuar diçka. Secila në pjesën e vet, e kështu të jenë të gatshëm për betejën e radhës të 2029, e cila gjithashtu do të ketë kontekstin dhe veçantitë e saj. Ndërkohë kandidatët që janë stërvitur në zgjedhjet locale, edhe mos fitofshin janë gati për garën e deputetëve. Rrugët e shkurtëra siç ndodhi me muajt e javët e fundit, krijojnë gjithashtu pasoja traumatike, jo politike./TemA SI.E./ReportTv.al ylli pata zgjedhjet vendore 2027 sali berisha arlind qori Adriatik Lapaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.4% Jo 29.7% Nuk e di 9% Vota total: 2104 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

