Lajme Zone
Ylber Luli, 24-vjeçari që humbi jetën pas të shtënave me armë në Shkodër
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylber Luli, 24-vjeçari që humbi jetën pas të shtënave me armë në Shkodër

Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Ylber Luli, i cili mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Qamil Luli dhe djalit të tij, Ylber Luli. Gjatë konfliktit, me thikë mbeti i plagosur edhe Vulaj.

Të tre personat e plagosur u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari Ylber Luli nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 25-vjeçarit Andri Vulaj.

Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen përgjegjësitë ligjore për secilin prej personave të përfshirë.

Viktima ka jetuar disa kohë në Skoci dhe pas kthimit në Shqipëri ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në qytet dhe punonte si udhërrëfyes turistik. Ylber Luli gjithashtu më herët është marrë edhe me sport. Në 2019-ën zuri vendin e dytë në kampionatin ndërkombtar "Albania Open" në sportin e Brazilian Jiu-Jitsu.