Lajme Zone
Champions League në Top Channel/ Moderon Edi Manushi, zbulohen detajet e emisionit para dhe pas ndeshjeve
SportTop Channel

Champions League në Top Channel/ Moderon Edi Manushi, zbulohen detajet e emisionit para dhe pas ndeshjeve

Arena më e madhe europiane e futbollit, Champions League është rikthyer në ekranin më të madh, Top Channel.

Arena më e madhe europiane e futbollit, Champions League është rikthyer në ekranin më të madh, Top Channel. Çdo të mërkurë do të transmetohet ndeshja më e fortë e ditës, teksa një emision i dedikuar do të shoqërojë shikuesit para dhe pas ndeshjeve.

Në detajet e publikuara nga autori i emisionit Glenti Nallbani në “Top Albania Radio” për Stenaldo Mëhillin, mësohet se emisioni do të moderohet nga Edi Manushi dhe do të quhet “Studio Champions League”.

Emisioni do të startojë në orën 20:00, me Manushin, që i shoqëruar nga specialistët më të mirë të futbollit në vendin tonë, do të analizojë çdo detaj të pragsfidave.

Emisioni do të vijojë edhe pas ndeshjeve për analizën e detajuar taktike dhe jo vetëm, për ta mbyllur me transmetimin dhe komentimin e të gjithë golave të mbrëmjes, një tjetër detaj mjaft i rëndësishëm dhe tërheqës.

Në orët në vijim pritet të publikohen edhe emrat e specialistëve, që autorët e programit kanë zgjedhur t’i mbajnë sekret, çka të bën të mendosh se pritet të jenë emra të mëdhenj të futbollit tonë. Top Channel