Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Ksamil ku u vra me thikë turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes në hotelin “Principote”.
Balliu deklaron se siguria publike ka rënë, pasi krimi dhe pasiguria po marrin përmasa alarmante.
Balliu shkruan se turizmi nuk dëmtohet nga protestat kundër krimit, por nga krimi. “Shqipëria pa siguri, pa polici, pa shtet.
Brenda pak ditësh, Shqipëria ka treguar se siguria publike praktikisht ka rënë. Një turist portugez vritet në Ksamil, në kulmin e sezonit turistik, ndërsa krimi dhe pasiguria po marrin përmasa alarmante.
Ky është rezultat i degradimit të shtetit dhe inkriminimit të politikës, Parlamentit dhe përditshmërisë shqiptare. Nuk kemi më vetëm banda në rrugë. Bandat janë afruar te institucionet dhe kanë depërtuar aty ku duhet të ishte shteti.
Shqipëria po kthehet në një xhungël ku ligjin tentojnë ta vendosin banditët.
Dhe një gjë duhet thënë qartë: turizmin nuk e dëmtojnë protestat kundër krimit. Turizmin e dëmtojnë krimi, pasiguria dhe mungesa e shtetit.
Kur shteti dorëzohet, krimi bëhet ligj”, shkruan Balliu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

