Lajme Zone
Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës së dyshuar prej tij, arrestohet në Lezhë ish-partneri Eraldo Fizi
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës së dyshuar prej tij, arrestohet në Lezhë ish-partneri Eraldo Fizi

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës, si dhe pas kontakteve me familjarët dhe avokatin e tij, të cilët kanë bërë të mundur dorëzimin e tij.

Më shumë se 6 muaj pas shpalljes nw kwrkim wshtë arrestuar Eraldo Fizi, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhuana Nikollaj, qw më pas konsumoi fostoksinë dhe ndërroi jetë në spital. Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës, si dhe pas kontakteve me familjarët dhe avokatin e tij, të cilët kanë bërë të mundur dorëzimin e tij. Aktualisht, Eraldo Fizi ndodhet në Lezhë, ndërsa pritet të transferohet drejt Tiranës, ku do të vijojnë procedurat përkatëse. LEXO EDHE:Universiteti i Bialistokut në Poloni studim për Zadrimën e Lezhës! E rendit mes 11 fshatrave me potencial turistik në Europë Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025 në Lezhë, por martesa zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja ishte zhvendosur në Tiranë për të jetuar me motrat e saj. Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë, ku mund të ketë pasur një përplasje mes tyre. Një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë. Sipas hetimeve, në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërsa në banesë është gjetur edhe një letër që e reja u kishte lënë prindërve. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: Eraldo Fizi Lezhe Xhuana Nikollaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 4621 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?