Hita me Jürgen Ebner Kreu i Policisë së Shtetit, Skender Hita, paralajmëroi se krimi po shfrytëzon gjithnjë e më shumë teknologjinë dhe po merr përmasa globale, ndërsa kërkoi forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunim pa barriera me partnerët ndërkombëtarë. Krimi po shfrytëzon gjithnjë e më shumë teknologjinë dhe po merr përmasa globale, ndaj agjencitë ligjzbatuese duhet të forcojnë kapacitetet dhe të bashkëpunojnë pa barriera. Ky ishte mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, gjatë vizitës së tij në Europol.
Hita deklaroi se përballja me format moderne të kriminalitetit kërkon jo vetëm rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por edhe një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të ndryshme.
Sipas tij, teknologjia që ndihmon strukturat ligjzbatuese po përdoret njëkohësisht edhe nga grupet kriminale, ndërsa veprimtaria kriminale po bëhet gjithnjë e më ndërkombëtare. Për këtë arsye, Hita e cilësoi bashkëpunimin pa barriera me partnerët si një nga elementët kryesorë në luftën kundër krimit të organizuar.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi me Drejtorin Ekzekutiv në detyrë të Europolit, Jürgen Ebner, përpara nisjes së Konventës Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC), ku Hita po merr pjesë. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko.
Duke folur për vizionin e tij në drejtimin e Policisë së Shtetit, Hita deklaroi të plotë:
“Dua t’ju siguroj se vizioni im në drejtimin e Policisë së Shtetit është i qartë dhe i mirorientuar: bashkëpunim i ngushtë, pa barriera, me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me policitë partnere, duke kontribuuar denjësisht për sigurinë evropiane.
Jemi në luftë me krimin e kohëve moderne, ku teknologjia, ashtu siç na shërben neve, i shërben edhe krimit, i cili përditë e më shumë po globalizohet. Ndaj, është shumë i rëndësishëm forcimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke vepruar me partnerët, pa barriera.
Kjo është mënyra e duhur për të pasur sukses në misionin tonë. Ju falënderoj për mikpritjen dhe uroj punime të suksesshme të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, një konventë me rëndësi shumëdimensionale në interes të sundimit të ligjit”.
Gjatë takimit, Hita theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Europolit për Policinë shqiptare përmes ekspertizës, kapaciteteve logjistike, shkëmbimit në kohë të informacionit dhe zhvillimit të hetimeve e operacioneve të përbashkëta. Sipas tij, ky bashkëpunim i shërben objektivit të përbashkët për goditjen e krimit të organizuar.
Nga ana tjetër, Ebner vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe rolin e saj si partnere në Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit të Policisë, ai evidentoi rritjen e shkëmbimit të informacioneve, hetimeve të përbashkëta dhe angazhimit të Shqipërisë në mekanizmat e Europolit dhe EMPACT.
Ebner vlerësoi gjithashtu punën e Zyrës Ndërlidhëse të Shqipërisë në Europol dhe tha se rritja e bashkëpunimit lidhet me profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë së Shtetit.jürgen ebner skender hita Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Virusi i Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë i infektimit në Shqipëri 30 Shtator 2026, 15:1215:12Aktualitet Shpërthimi në pikën e karburantit në Sarandë, ISHTI: Objekti ishte jashtë funksionit prej tre muajsh 30 Shtator 2026, 14:4914:49Aktualitet Harta e re territoriale/ Cërriku nuk i jep ‘ok’ bashkimit me Elbasanin; shumica e këshilltarëve abstenojnë 30 Shtator 2026, 14:2914:29Aktualitet Banalizimi i korrupsionit dhe çmimi që po paguan Shqipëria 30 Shtator 2026, 13:5913:59Aktualitet Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit 30 Shtator 2026, 13:5713:57Aktualitet Blerje luksoze mbi 2 milionë euro në Itali me “tax free”, procedohen penalisht 2 personal shopper 30 Shtator 2026, 13:1913:19Aktualitet
