Ambasadori i ri amerikan nis misionin në Tiranë me një axhendë të qartë për partneritetin me Shqipërinë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt dhe kryeministri Edi Rama Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt, me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar.
“Një partneritet i fortë matet me atë që dy kombet arrijnë së bashku. ???????? ???????? Ambasadori Eric Wendt u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe një luftë më të ashpër kundër krimit të organizuar.”, thuhet në njoftim. ???????? A strong partnership is measured by what two nations achieve together. ???????? ????????Ambassador Eric Wendt met Prime Minister Edi Rama today to discuss deeper defense ties, expanded trade and investment, and a tougher fight against organized crime. pic.twitter.com/Qm1BY2pksw
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) September 30, 2026 Edhe kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.
“Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”, shkruan Rama, duke shoqëruar postimin me një foto nga takimi.
Pas takimit me kryeministrin Rama, ambasadori amerikan zhvilloi një takim edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Wendt mori zyrtarisht detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri të shtunën, kur i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ambasadori Wendt nis misionin në Shqipëri, pas Ramës takohet me ministrin e Jashtëm
30 Shtator, 13:07 takimin e wendt me ramën 2 Komente P Petrit [email protected] 30 Shtator 2026, 15:09 Ishalla e kuptojn rëndësin e mardhënjeve me Amerikën sot e tutje, mos tmendojn se Amerika ka dal tluj me kuklla, me kto debila, nji her të jepet një rast i tillë. Gjej vrim e futu nqs nuk kap kohën. Boll mo 35 vjet veç hajdutlliqe. Përgjigjjuni A ANTIKORRUPSJON 30 Shtator 2026, 15:32 Korrupsionin vlla se te tjerat jane muhabete qe behen keq ne nje vend ku gelon korrupsioni. Por nuk ka si te jete kunder korrupsionit nje Ambasador i derguar nga babai i Ivankes Donald Trapi. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Skandali i SHISH, Dash Shehi: Rama të mbajë përgjegjësi, shteti i tij nuk funksionon 30 Shtator 2026, 14:1314:13Politike Ministri Demo pret në takim zyrtaren e Komisionit Europian, në fokus negociatat në BE 30 Shtator 2026, 13:4213:42Politike Ambasadori Wendt nis misionin në Shqipëri, pas Ramës takohet me ministrin e Jashtëm 30 Shtator 2026, 13:0513:05Politike Turizëm, kulla dhe reforma: Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së dhe hijet që e shoqërojnë 30 Shtator 2026, 12:5912:59Politike "Histori rozë është ajo?"/Përplasje te Komisioni i Mbrojtjes, Kapri-Çuçit: E cilësuat si Netflix, Gysi doli histori e vërtetë 30 Shtator 2026, 12:0912:09Politike "S'do ketë kontroll të celularëve pa autorizim", Rama: Do transkriptohen vetëm bisedat që lidhen me hetimin, jo jeta private! 30 Shtator 2026, 11:4711:47Politike

