Lajme Zone
Xhixho denoncon kostot e jetesës dhe qiratë e larta: Shqipëria është bërë e pajetueshme!
PolitikëReport TV

Xhixho denoncon kostot e jetesës dhe qiratë e larta: Shqipëria është bërë e pajetueshme!

Deputetja e Partisë së Lirisë ka publikuar një deklaratë për rritjen e kostos së jetesës dhe shpenzimet për trajtimin e sëmundjeve.

“Shqipëria është bërë e pajetueshme”, shkruan deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një reagim në rrjetet sociale, ku thotë se qiratë në Tiranë janë bërë të papërballueshme për familjet dhe se një pjesë e madhe e pacientëve me tumor në mushkëri nuk përfitojnë rimbursim për medikamentet. Sipas Xhixhos, një familje me dy paga minimale nuk arrin të përballojë kostot e jetesës, ndërsa pretendon se nga rreth 2 mijë pacientë me tumor në mushkëri në Shqipëri, vetëm 430 përfitojnë rimbursim të medikamenteve. Ajo akuzon qeverinë se po mbron privilegjet dhe oligarkët, duke shtuar se për shumë shqiptarë problemi nuk është më si të jetojnë më mirë, por si të mbijetojnë. LEXO edhe...37 mijë pacientë në 7 muaj, Ministria e Shëndetësisë vlerëson punën e Infermierëve të Urgjencës së Traumës: Profesionalizëm dhe reagim i shpejtë Deklarata e plotë "Shqipëria është bërë e pajetueshme! Qiratë në Tiranë janë bërë të papërballueshme. Një familje që jeton me qira duhet të paguajë mesatarisht: 590 euro në muaj për një apartament 1+1, • 954 euro për një 2+1, 665 euro në Astir, 900 euro te Zogu i Zi, 1,250 euro te Rruga e Elbasanit, 1,400 euro te Myslym Shyri. Mendoni një familje me dy fëmijë që jeton me dy paga minimale, 1060 euro në muaj. Çfarë mbetet për ushqim, shkollimin e fëmijëve apo shpenzimet e tjera të jetës? Dhe ndërsa kostoja e strehimit dhe ushqimit rritet, për mijëra familje shtohet edhe një tjetër barrë: kostoja e sëmundjes. Rasti i pacientëve me tumor në mushkëri është tronditës. Rreth 2 mijë pacientë jetojnë me këtë sëmundje në Shqipëri, por shteti rimburson medikamentet vetëm për 430 prej tyre. Vetëm 1 në 5 pacientë përfiton rimbursim. 4 të tjerë janë në mëshirë të fatit, sepse kostoja vjetore e trajtimit arrin në rreth 3,300 euro për pacient. Kaq para mund të jenë kursimet e një jete për një qytetar mesatar. Suksesi nuk matet me betonin e kullave, por me krijimin e mundësive që familjet të përballojnë jetesën pa u zhytur në borxhe. Sot, për shumë shqiptarë, problemi nuk është më si të jetojnë më mirë. Problemi është si të mbijetojnë. Sepse shteti ka zgjedhur të mbrojë privilegjet, klientët dhe milionat e oligarkëve, duke e vënë ekonominë e vendit tërësisht në shërbim të tyre" thotë Xhixho U.D/ReportTv.al Erisa Xhixho PL Tirane qira Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.3% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2206 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?