Lajme Zone
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusia po përdor armë të Koresë së Veriut, është rrezik edhe për Evropën!
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusia po përdor armë të Koresë së Veriut, është rrezik edhe për Evropën!

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky akuzoi Rusinë se ka përdorur raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet e fundit ndaj Ukrainës. Sipas tij, bombardimi në Zaporizhia la të paktën gjashtë të vdekur dhe 19 të plagosur

Rusia dhe Ukraina vijuan edhe gjatë natës shkëmbimin e sulmeve, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelensky akuzoi Moskën se në sulmin ndaj Zaporizhias përdori raketa balistike të Koresë së Veriut. Sipas autoriteteve ukrainase, nga sulmi në Zaporizhia humbën jetën të paktën gjashtë persona dhe 19 të tjerë u plagosën. Guvernatori rajonal Ivan Fedorov tha se u goditën objekte industriale, infrastruktura dhe ndërtesa jo të banuara. LEXO edhe...Ylli Pata: Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare? Në një video-mesazh, Zelensky tha se është hera e parë që Rusia nuk mund ta vazhdojë luftën pa përforcime nga Koreja e Veriut. "Sa më shumë të përdoren raketat dhe ushtarët koreano-veriorë, aq më shumë ata përmirësojnë aftësitë e tyre. Kjo përbën rrezik për pjesën tjetër të botës", u shpreh ai. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se ushtria e vendit goditi një uzinë petrokimike në Siberinë Perëndimore dhe paralajmëroi sulme të tjera në thellësi të territorit rus. Ai e ka akuzuar edhe më parë Moskën për bashkëpunim ushtarak me Phenianin dhe gjatë fundjavës deklaroi se deri në 50 mijë ushtarë koreano-veriorë mund të jenë dërguar për të luftuar përkrah forcave ruse. Ndërkohë, autoritetet ukrainase thanë se Rusia lëshoi gjatë natës 120 dronë dhe raketa të ndryshme. Sulmet dëmtuan një spital në Kiev dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë në Herson e Harkiv, ndërsa në Sumy mbetën të plagosura dy gra. Edhe Ukraina goditi objektiva në territorin rus. Në rajonin e Voronezhit u raportuan shpërthime në një qendër logjistike të kompanisë Wildberries, ndërsa kompania njoftoi se objektet ishin evakuuar. Këto zhvillime vijnë një ditë pasi, sipas autoriteteve ruse, 13 persona, mes tyre një fëmijë, u vranë nga sulmet me dronë ukrainas në Tatarstan. U.D/ReportTv.al Korea e Veriut Volodymyr Zelensky ukraine Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.1% Jo 48.4% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2268 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?