Zv/presidentja e Partisë së Lirisë akuzon Bashkinë e Tiranës për heshtje para asaj që përshkruan si “katastrofë mjedisore” në Lumin e Tiranës që sipas pamjeve të publikuara prej saj, janë kthyer në një vend depozitim plehrash. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo thotë se të rrezikuar nga kjo katastrofë janë fëmijët dhe të moshuarit, ndërkohë që kryeqyteti është krhyer në një fasadë moderne. LEXO edhe...Blushi denoncon kushtet ku ndodhet Ilir Meta në burg: Po i cënojnë edhe ushqimin, është persekutim politik me urdhër të Ramës! “Lumi i Tiranës është kthyer në një katastrofë mjedisore që po rrezikon shëndetin e qytetarëve. Mbeturinat dhe inertet e kanë kthyer lumin në qendër depozitimi mbetjesh, duke e bërë njëkohësisht rrezik real për shëndetin e banorëve që jetojnë pranë tij, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Ndërsa Bashkia hesht dhe nuk ndërhyn me vite. Tirana nuk mund të ketë fasadë moderne dhe lumenj të kthyer në gropa mbetjesh” shkruan Xhixho në rrjete sociale U.D/E.H/ReportTv.al lumi i Tiranës bashkia e tiranes Partia e Lirise Erisa Xhixho Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 4330 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
