Gjykata e Kosovës shpalli këtë të mërkurë fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend gjatë seancës së 21 marsit 2018, kur deputetët po shqyrtonin ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Gjykata e rikualifikoi akuzën për përdorimin e armës ose mjetit të rrezikshëm, duke e cilësuar atë si një formë më të lehtë të së njëjtës vepër penale, ndërsa rrëzoi akuzën për "pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare", pasi ndjekja penale për këtë vepër ishte parashkruar. Gjykata nuk dha vendim për masën e dënimit. Seanca ku do të paraqiten rrethanat lehtësuese dhe rënduese është caktuar për 8 shtator, kur pritet të shpallet edhe dënimi. Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. LEXO EDHE:6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, Kurti kërkon takim të ri me Abdixhikun: Është krijuar një situatë e re, zgjedhjet të panevojshme! Çështja lidhet me ngjarjet e marsit 2018, kur deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Në një seancë të mëparshme, Sveçla kishte deklaruar se nuk e konsideronte veten fajtor, duke thënë se veprimi kishte karakter politik dhe kishte si synim, sipas tij, të pengonte "faljen ose shitjen e 8,200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës". Fillimisht, në këtë çështje ishin nën akuzë edhe ish-deputetët e Vetëvendosjes Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, por Gjykata vendosi ta veçojë procedurën ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: LVV Xhelal Sveçla kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.3% Drejtësia 67% Nuk e di 3.6% Vota total: 3514 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

