Lajme Zone
Xhama të thyer dhe shkatërrim në ambientet e brendshme, çfarë la pas sulmi me molotovë i protestuesve në Komisariatin nr.3! Riparohen edhe dëmet në selinë e PS
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Xhama të thyer dhe shkatërrim në ambientet e brendshme, çfarë la pas sulmi me molotovë i protestuesve në Komisariatin nr.3! Riparohen edhe dëmet në selinë e PS

Sulme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë, institucione të përfshira nga flakët dhe shkatërrime në rrugët e kryeqytetit, kjo ishte panorama e mbrëmshme në Tiranë.

Sulme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë, institucione të përfshira nga flakët dhe shkatërrime në rrugët e kryeqytetit, kjo ishte panorama e mbrëmshme në Tiranë. Pas protestës së dhushme dhe akteve vandale, punonjësit e Bashkisë që në orët e para të mëngjesit kanë pastruar qytetin, ndërsa në Sheshin Skënderbej kanë hequr gurët që protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë. Edhe në selinë e Partisë Socialiste, ka nisur puna për riparimin e xhamave të thyer me gurë nga protestuesit e maskuar. Ndërkohë në komisariatin nr.3 ajo që ka mbetur pas molotovëve të hedhur nga protestuesit janë xhama të thyer dhe shkatërrime në ambientet e brendshme. LEXO EDHE:Dashuria jonë mbi plagët e të rinjve tanë Nga sulmi mbetën të dëmtuar 10 efektivë policie, të cilët u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6605 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?