Lajme Zone
Wendt takon Brahon dhe i jep mbështetje SPAK-ut: Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, prioritet i Trump
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Wendt takon Brahon dhe i jep mbështetje SPAK-ut: Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, prioritet i Trump

Mesazhi i përcjellë pas takimit ishte i drejtpërdrejtë. Uashingtoni e lidh bashkëpunimin me SPAK me disa prej prioriteteve të administratës së Presidentit Donald Trump në fushën e sigurisë.

Wendt-Braho Ambasadori amerikan Eric Wendt është takuar me kreun e SPAK, Klodian Braho dhe kreun e BKH, Joni Keta, duke dhënë një tjetër sinjal të drejtpërdrejtë mbështetjeje për institucionin. Në fokus të bisedimeve kanë qenë krimi transnacional, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm, të cilat Ambasada i rendit mes përparësive kryesore të Presidentit Donald Trump. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho dhe kreun e BKH, Joni Keta, duke rikonfirmuar mbështetjen amerikane për Strukturën e Posaçme dhe rolin e saj në goditjen e krimit të organizuar dhe rrjeteve kriminale që veprojnë përtej kufijve.

Mesazhi i përcjellë pas takimit ishte i drejtpërdrejtë. Uashingtoni e lidh bashkëpunimin me SPAK me disa prej prioriteteve të administratës së Presidentit Donald Trump në fushën e sigurisë.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”, theksoi Ambasada amerikane.

Pikërisht mbi këto çështje është përqendruar edhe takimi i Wendt me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme. Sipas njoftimit, në qendër të diskutimeve ka qenë roli i institucioneve të pavarura në përballimin e krimit transnacional, por edhe mënyra se si bashkëpunimi mes dy vendeve mund të forcojë sigurinë.

“Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, thuhet në reagimin e Ambasadës. Takimi me Joni Ketën Takimi në SPAK vjen ndërsa ambasadori Wendt ka shtuar ndjeshëm kontaktet me drejtuesit e institucioneve shqiptare. Vetëm gjatë kësaj të hëne, diplomati amerikan zhvilloi një takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ku në qendër ishin bashkëpunimi ushtarak, forcimi i kapaciteteve të NATO-s dhe çështjet e sigurisë.

Edhe nga ky takim, mesazhi i Ambasadës ishte i fortë për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri kryesor i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes”, deklaroi Ambasada, duke nënvizuar se forca e aleancës dëshmohet përmes veprimeve konkrete.

Me Nufin, Wendt diskutoi forcimin e gatishmërisë operacionale përmes partneritetit 25-vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, rritjen e kapaciteteve të NATO-s dhe kontributin e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Po gjatë ditës, në Tiranë ndodhej edhe një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i cili zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare. Vizita e delegacionit dhe takimet e njëpasnjëshme të Wendt krijojnë një tablo të kontakteve të shtuara të Uashingtonit në kryeqytetin shqiptar.

Por takimi në SPAK ka një peshë të veçantë për shkak të gjuhës së përdorur nga Ambasada. Përmendja e drejtpërdrejtë e prioriteteve të Presidentit Trump dhe, në të njëjtën kohë, e “rolit vendimtar të institucioneve të pavarura”, e vendos bashkëpunimin me SPAK brenda agjendës amerikane kundër krimit transnacional dhe trafikut të narkotikëve.

Wendt ka nisur detyrën në Tiranë me një axhendë intensive takimesh. Pas marrjes së mandatit, ai ka zhvilluar kontakte me drejtues të institucioneve kryesore të vendit, ndërsa lëvizjet e fundit tregojnë se siguria, mbrojtja dhe lufta kundër krimit të organizuar po zënë një vend të rëndësishëm në axhendën e ambasadorit të ri.

Takimi me Brahon është njëkohësisht një sinjal vijimësie në qëndrimin amerikan ndaj Prokurorisë së Posaçme. SHBA ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të institucioneve të ngritura nga reforma në drejtësi, ndërsa mesazhi i fundit e zhvendos theksin konkretisht te rezultatet që kërkohen në luftën kundër rrjeteve kriminale, narkotikëve dhe krimit me shtrirje ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, kontakti Wendt-Braho nuk mbetet vetëm një takim prezantues institucional. Ai shoqërohet me një përcaktim të qartë të prioriteteve të Uashingtonit dhe me rikonfirmimin se SPAK shihet si një prej institucioneve me rol të rëndësishëm në përballjen me këto fenomene.spak wendt Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kuvendi në seancë, qytetarët mblidhen në protestë jashtë godinës; gardh metalik dhe forca policie në zonë 5 Tetor 2026, 15:1615:16Aktualitet Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë 5 Tetor 2026, 13:4613:46Aktualitet Protestuesit i zenë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajdut! 5 Tetor 2026, 12:5212:52Aktualitet 4.7 mln euro mashtrime me Call Centerat, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për grupin e Bruno Çobos 5 Tetor 2026, 12:4412:44Aktualitet Dyshime për paracaktimin e fituesit, SPAK zgjat hetimet për Aeroportin e Vlorës 5 Tetor 2026, 11:5511:55Aktualitet Sokol Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia s'matet me vendimin, por nga mënyra si dëgjohet qytetari 5 Tetor 2026, 11:4311:43Aktualitet