Dy sezonet e fundit të Pep Guardiolës te Manchester City kanë qenë të mbushura me momente të forta, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Disa prej tyre janë bërë publike në dokumentarin “A Beautiful Obsession”, të transmetuar në Amazon Prime, ku tekniku katalanas shfaqet duke përjetuar nga afër një prej periudhave më të vështira të skuadrës. Në një moment, Guardiola përdor një histori shumë personale për t’u përcjellë lojtarëve një mesazh të fortë rreth pasionit dhe përkushtimit ndaj futbollit. LEXO edhe...Barcelona 'godet' fuqishëm në merkato, zyrtarizon transferimin e Rodrit Dy vite më parë, Manchester City kishte regjistruar 9 humbje në 12 ndeshje, ndërsa pas disfatës ndaj Juventusit në Champions League, Guardiola iu drejtua lojtarëve në dhomën e zhveshjes në “Allianz Stadium” të Torinos. “Djema, dua t’ju rrëfej diçka. Jam divorcuar nga gruaja më e bukur në planetin tonë. Gruaja ime. Ish-gruaja ime. E dua shumë, por humbëm pasionin”, mësohet të ketë thënë Guardiola. Trajneri vijoi duke e lidhur historinë personale me situatën e ekipit dhe kërkesën që kishte ndaj futbollistëve. “Duhet të kuptoni se futbolli nuk luhet thjesht për të luajtur. Një lojtar duhet të luajë sepse ka diçka brenda. Ku është pasioni? Në jetë, çfarëdo që të bësh, bëje me pasion. Nuk dua lojtarë të mirë. Dua lojtarë me pasion”, ishte mesazhi i Guardiolës. Një tjetër episod i fortë i dokumentarit lidhet me marrëdhënien e Guardiolës me Kyle Walker. Bëhet fjalë për një përplasje mes dy protagonistëve pas humbjes 2-0 të Manchester Cityt ndaj Liverpoolit në “Anfield”. Në dokumentar shfaqet momenti kur Guardiola preket nga akuzat e mbrojtësit anglez, i cili e konsideronte trajnerin si personin e vetëm përgjegjës për atë disfatë. Episodi tregon një tjetër dimension të marrëdhënies mes Guardiolës dhe lojtarëve të tij, në një periudhë kur Manchester City po kalonte një krizë të pazakontë nën drejtimin e trajnerit që kishte sjellë kaq shumë suksese në klub. S.Dh/ReportTv.al Pep Guardiola Kyle Walker Manchester City premier league Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 26.9% Social media 16.3% Vota total: 3993 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

