Një 60-vjeçar nga Elbasani është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 14 nëntor vendosi lëndë plasëse në derën e banesës së një 47-vjeçareje në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Në momentin e ngjarjes, në automjet me të dyshohet se ndodheshin edhe tri vajza, mes tyre një e mitur, të cilat nuk e denoncuan krimin. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar A. Z., 60 vjeç, banues në Elbasan, pas hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi”. LEXO edhe...Vrasja e Selami Hasanit në Fier, digjet një makinë në Ndërmenas Ndërkohë, janë proceduar penalisht një 21 vjeçare me inicialet A. Ç. një 18 vjeçare me inicialet A. L. dhe një 17-vjeçare. Të treja janë komshie të 60-vjeçarit dhe dyshohet se kanë qenë në të njëjtën makinë me të në momentin kur ndodhi shpërthimi. Sipas policisë, ato nuk e kanë kallëzuar ngjarjen, ndaj po hetohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë hetimeve është sekuestruar makina e përdorur ditën e ngjarjes, si dhe katër telefona celularë. Policia vijon kërkimet për kapjen e 60-vjeçarit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Tirane tritol policia Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.3% Protesta 22.7% Asnjëra 6% Vota total: 2064 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

