Lajme Zone
Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot thotë se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë
BotëTelegrafi

Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot thotë se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar edhe sot të flasë për Kosovën, këtë herë duke deklaruar se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Telegrafi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar edhe sot të flasë për Kosovën, këtë herë duke deklaruar se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Telegrafi.“Jam i sigurt, edhe nga shkëmbimi i letrave me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se KFOR-i do të ruajë sigurinë e banorëve në Kosovë. Nuk mendoj se as evropianëve dhe as amerikanëve u intereson çfarëdo forme e dhunës”, ka deklaruar Vuçiq. Pas një stërvitjeje ushtarake në Peshter në Serbi, ai ka shprehur shpresën se gjithçka që është dakorduar për Kosovën do të respektohet, shkruajnë media në Serbi.Vuçiq vazhdon propagandën për Thaçin: Në Paris mora "sinjale të ndryshme" për vendimin ndaj tijVuçiq ka vazhduar duke pretenduar se “në çfarë duhet të besojnë qytetarët” nëse, me shpalljen e aktgjykimit të mërkurën, sipas tij, rezulton se askush nuk është fajtor për vrasjen e civilëve.Deklaratat e sotme të Vuçiqit vijnë vetëm një ditë pasi ai vazhdoi me pretendime të reja për Hashim Thaçin dhe procesin në Hagë. Vuçiq deklaroi se gjatë qëndrimit në Paris kishte marrë, siç tha ai, “sinjale të ndryshme” lidhur me vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, pa dhënë dëshmi apo hollësi konkrete për këto pretendime.Ndryshe, në një intervistë për Telegrafin, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe ka mbetur përgjithësisht stabile.Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-itAi ka theksuar se, pas rritjes së tensioneve dhe dhunës në vitin 2023, përfshirë sulmet ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan, situata ka shënuar përmirësim.Si rezultat, NATO ka ndërprerë dislokimin e forcave rezervë dhe ka nisur procesin e optimizimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë./Telegrafi/.