Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babiš, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me datën e zgjedhjeve dhe theksoi se zgjedhjet do të shpallen në shtator ose në fillim të tetorit.
"Sa i përket çështjes së shpalljes së zgjedhjeve, unë nuk mund ta bëj vetë, e bëj pasi qeveria të mbledhë Asamblenë Kombëtare dhe më pas i shpall zgjedhjet. Pritet që zgjedhjet të mbahen ose në tetor ose në nëntor. Pra, nuk kemi ende një datë të saktë", tha ai.
Vuçiç u shpreh më tej se: Vitin e kaluar thashë se zgjedhjet do të mbaheshin deri në fund të vitit 2026 dhe e mbaj fjalën time ndaj popullit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. Pra, para fundit të vitit, me siguri do të kemi zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje presidenciale pak më vonë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

