Lajme Zone
Vuçiç kopjon Bashën, bëhet mjeshtër i kuzhinës
PolitikëJOQ Albania

Vuçiç kopjon Bashën, bëhet mjeshtër i kuzhinës

Pas humbjeve politike, duket se politikanët e Ballkanit kanë një mënyrë të veçantë për të marrë veten, lënë për pak mënjanë politikën dhe i drejtohen kuzhinës. Këtë herë në këtë skenë është shfaqur ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka publikuar pamje duke përgatitur një tost, në një dalje që nuk ka kaluar pa kujtuar një episod të ngjashëm të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ngjashmëria është e vështirë të mos vihet re. Basha e kishte kthyer kuzhinën në një lloj strehe publike pas humbjes së tij politike, ndërsa tani Vuçiç duket se po ndjek të njëjtën rrugë. Ndoshta në Ballkan ka një recetë të pashkruar për politikanët që nuk marrin rezultatin e dëshiruar: kur nuk bind dot elektoratin, provo të bindësh frigoriferin!

Në fund të fundit, politika mund të jetë e hidhur, por tosti të paktën ka shijen e vet. Dhe nëse dikur Basha na tregoi se si përballohet humbja me një gatim, tani Vuçiç po na kujton se kjo traditë ballkanike nuk njeh kufij. Mbetet vetëm që politikanët e tjerë të rajonit të mos vonojnë me recetat e tyre!