Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka rikthyer idenë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër në territorin serb, duke bërë të ditur se për këtë janë angazhuar ekspertë dhe inxhinierë. Vuçiç e lidhi këtë nismë me situatën në Kosovë dhe trajtimin e serbëve, ndërsa tha se pas kësaj do të shihet edhe reagimi i shqiptarëve. “Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiç gjatë vizitës në punimet e Urës së Vjetër Hekurudhore në Beograd. LEXO EDHE:Pandeli Majko: Politika e 'Aleksandrit të vogël' të Serbisë në udhëkryq Sipas presidentit serb, ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit ekziston që prej vitit 1985 dhe lidhet me nevojat e banorëve pranë liqenit. Ai pretendoi se një projekt i tillë mund të ndikojë edhe në uljen e nivelit të ujit në liqenin e Ujmanit, nga i cili furnizohet me ujë Kosova. Vuçiç u ndal edhe te prishja e objekteve pa leje pranë liqenit të Ujmanit, duke thënë se po i ndjek nga afër zhvillimet. “Ne jemi një shtet sovran. Ndonjëherë kemi interesa të këtij lloji, ndonjëherë të një lloji tjetër dhe, në përputhje me këto interesa, do të sillemi. Për ata që janë mbrojtës të mëdhenj të popullit tonë, pyeteni popullin tonë në Kosovë se te kush e shohin të vetmin mbrojtës, sepse unë i shoh shumë mirë këto rrethana dhe merrem me to çdo ditë. Dhe është shumë e vështirë. Ndërsa, a është opsion për ne në këtë moment të hyjmë në luftë me NATO-n? Unë mendoj se nuk është”, u shpreh presidenti serb. Ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk është e re. Vuçiç e kishte përmendur edhe dy vite më parë, kur kishte mohuar përfshirjen e Serbisë në shpërthimin që dëmtoi kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin-Potokut. Nga lumi Ibër varet furnizimi me ujë në një pjesë të madhe të Kosovës, si dhe prodhimi i energjisë elektrike. U.D/Shqiptarja.com TAG: iber lepenc kosove serbi aleksander vucic Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 51.1% Jo 43.5% Nuk e di 5.4% Vota total: 92 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

