Lajme Zone
Vuçiç i pakënaqur me vendimin e Hagës: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit, mos festoni ende
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Vuçiç i pakënaqur me vendimin e Hagës: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit, mos festoni ende

As dënimi me 81 vite burg i katër ish-krerëve të UÇK-së nuk e kënaqi Beogradin. Në një konferencë për shtyp, presidenti serb Aleksandar Vuçiç analizoi pikë për pikë aktgjykimin e Hagës, shfaqi fotografi të viktimave serbe dhe u përpoq të minimizonte peshën e vendimit, duke këmbëngulur se gjykata nuk pranoi pretendimet kryesore të Serbisë për luftën në Kosovë. Vuçiçi e ndërtoi argumentin e tij mbi

As dënimi me 81 vite burg i katër ish-krerëve të UÇK-së nuk e kënaqi Beogradin. Në një konferencë për shtyp, presidenti serb Aleksandar Vuçiç analizoi pikë për pikë aktgjykimin e Hagës, shfaqi fotografi të viktimave serbe dhe u përpoq të minimizonte peshën e vendimit, duke këmbëngulur se gjykata nuk pranoi pretendimet kryesore të Serbisë për luftën në Kosovë. Vuçiçi e ndërtoi argumentin e tij mbi faktin se Dhomat e Specializuara rrëzuan gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, kjo tregon se gjykata "nuk deshi ta rrënonte kredibilitetin e UÇK-së" dhe nuk pranoi narrativën që Serbia ka mbrojtur prej vitesh. LEXO edhe...Frrok Çupi: Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim "Është e rëndësishme të theksoj se trupi gjykues nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile. Nuk deshën ta rrënonin kredibilitetin e UÇK-së. Çfarë nuk përfshihet në këtë vendim? Krimet kundër njerëzimit. Të gjashta pikat e aktakuzës u hodhën poshtë. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk u morën parasysh. Nuk ka përgjegjësi as për 'Shtëpinë e Verdhë'", deklaroi ai. Për të përforcuar këtë mesazh, presidenti serb shfaqi gjatë konferencës fotografi të viktimave serbe dhe jo-shqiptare, duke pretenduar se autorët e këtyre krimeve nuk janë dënuar dhe se rastet nuk janë marrë në konsideratë nga gjykata. "Mund t'ju tregoj vetëm këtë fotografi, që ta shihni se çfarë masakre është kryer dhe, siç e shihni, as për këtë krim askush nuk është përgjigjur. Kemi edhe shumë fotografi të tjera. Nuk janë marrë në konsideratë", tha Vuçiçi. Në fund, Vuçiçi u përpoq të ulte pritshmëritë në Serbi, duke theksuar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se vendimi mund të ndryshojë në shkallët e tjera të gjykimit. "Ne nuk kemi arsye as të gëzohemi, as të pikëllohemi. Edhe nëse vendimi konfirmohet, ekziston edhe një instancë e tretë... Prandaj nuk duhet ta presim këtë vendim me eufori, por të jemi të duruar", u shpreh ai. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim, pasi u shpallën fajtorë për krime lufte. Ora 21:03 Vendimi i Hagës, Vuçiç 'sulmon' reagimet e Presidentit Begaj e Ramës: Imagjinoni sikur një zyrtar i yni të thoshte ‘Liria ka emër’ Presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi ditën e sotme, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënuan me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së.Vuçiç tha se e kishte planifikuar qëllimisht fjalimin e tij për në orën 18:30, në mënyrë që të priste reagimet e liderëve politikë nga rajoni, konkretisht nga Shqipëria e Kosovë. Ai i cilësoi si të papranueshme reagimet e liderëve të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të rajonit.Artikulli i medias serbe:“Po prisja të shihja deklaratat e të gjithëve dhe që ju të shihnit se me çfarë problemesh po përballet Serbia sot dhe sa shumë hipokrizi po përballemi”, tha Vuçiç.Fillimisht, ai lexoi reagimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shprehu “trishtim të thellë” për vendimin e gjykatës dhe deklaroi se “për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në” dhe se “liria ka një emër”.Deklarata e Begajt u publikua pas shpalljes së aktgjykimit.“Vetëm imagjinoni sikur një prej zyrtarëve tanë të thoshte: ‘Liria ka një emër’ dhe të përmendte cilindo serb të dënuar nga Tribunali i Hagës”, tha Vuçiç.Ai përmendi gjithashtu reagimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili pas shpalljes së aktgjykimit publikoi në rrjetet sociale fjalën “turp”.Duke folur për reagimet nga Prishtina, Vuçiç citoi Albin Kurtin, i cili e cilësoi aktgjykimin si “një padrejtësi të papranueshme” dhe “një dënim të rëndë”, duke thënë se ai duhet të ndryshohet në procesin e apelimit.Presidenti serb veçoi më pas një deklaratë të Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Niko Đeljošaj, i cili e cilësoi aktgjykimin “jashtëzakonisht të padrejtë” dhe tha se “çdo shqiptar e mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”. Đeljošaj deklaroi gjithashtu se beson se vendimi do të ndryshohet përpara instancave më të larta gjyqësore.Vuçiç pyeti nëse deklarata të tilla do të kenë pasoja për integrimin evropian të Malit të Zi.“A do ta ndalojnë integrimin evropian sepse pështyjnë mbi aktgjykimin, mohojnë sundimin e ligjit? Apo kjo vlen vetëm për serbët?”, pyeti Presidenti.Ai iu referua gjithashtu reagimeve të politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Bekim Salin, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.Ahmeti e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.“Dhe unë mendoja se ata ishin kriminelë, të paktën të dënuar në shkallë të parë. Jo, ata janë të gjithë çlirimtarë, heronj dhe heroinat”, tha Vuçiç.Ai iu referua gjithashtu qëndrimit të diplomacisë kroate, duke deklaruar se Zagrebi, ndërsa shprehu se “e merr në dijeni” aktgjykimin, në të njëjtën kohë theksoi qëndrimin e tij lidhur me kontekstin politik dhe historik të luftës në Kosovë.Vuçiç vlerësoi se këto reagime tregojnë edhe një herë se viktimat serbe po shtypen nga narrativa publike dhe politike.“Serbët duhet të jenë kriminelë në çdo komunikatë, në çdo deklaratë”, tha Presidenti.“Nëse nuk i kujtojmë viktimat tona, askush nuk do t’i kujtojë”Vuçiç tha se reagimet që pasuan aktgjykimin përfaqësojnë, sipas tij, një mësim të rëndësishëm për Serbinë sa i përket kulturës së kujtesës.“Ashtu siç kemi zhvilluar një kulturë përkujtimi, duke respektuar gjithmonë viktimat e të tjerëve, por duke zhvilluar gjithashtu një kulturë përkujtimi për viktimat tona, edhe në këtë çështje do të duhet të bëjmë ende shumë.Sepse, nëse nuk i kujtojmë viktimat tona, askush nuk do t’i kujtojë kurrë. Askush nuk do t’i përmendë madje”, tha presidenti.Ai vlerësoi se reagimet nga rajoni tregojnë ekzistencën e standardeve të ndryshme ndaj serbëve dhe popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë.“Mund të kesh aktgjykime të formës së prerë dhe jo të formës së prerë, nuk ka rëndësi. Serbët do të jenë gjithmonë kriminelë, ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë çlirimtarë, heronj dhe heroinat”, tha Vuçiç“Dialogu është gjithmonë më i mirë se konflikti”Presidenti e përfi fjalimin e tij me mesazhin se, pavarësisht gjithçkaje që kishte thënë, politika e Serbisë duhet të mbetet e përqendruar në ruajtjen e paqes dhe vazhdimin e dialogut.Ai vlerësoi se ishte gabim që, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar lejoi ndërprerjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve në Kosovë përmes veprimeve të njëanshme dhe të dhunshme.“Ne besojmë se dialogu është gjithmonë një zgjidhje më e mirë se çdo konflikt dhe duam që dialogu të vazhdojë”, tha Vuçiç.Serbia, shtoi ai, do të vazhdojë të dialogojë me të gjitha vendet dhe popujt e rajonit, pavarësisht dallimeve dhe fjalëve të ashpra.“Këta janë njerëz me të cilët jetojmë, disa së bashku, disa si fqinj. Do të duhet të përpiqemi t’i përmirësojmë këto marrëdhënie, por jo në një mënyrë që ne vetëm t’u shërbejmë atyre ose që ata të mendojnë se mund ta poshtërojnë dhe në fund ta mposhtin Serbinë”, tha Vuçiç.Sipas tij, marrëdhëniet në rajon mund të përmirësohen vetëm përmes dialogut të civilizuar dhe respektimit të interesave legjitime të të gjitha palëve.“Çdo bisedë dhe çdo dialog është shërues dhe besoj se është gjithmonë më mirë se çdo gjë tjetër”, përfi Presidenti i Serbisë. Share Ora 19:39 Vuçiç akuzon Perëndimin për hipokrizi: Nuk reaguat kur shqiptarët sulmuan EULEX-in! Aleanca Zagreb-Prishtinë-Tiranë? Shqetësohem për Serbinë! Në fund të konferencës, Aleksandër Vuçiç akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke pretenduar se nuk pati reagim të fortë pas sulmeve të protestuesve shqiptarë ndaj EULEX-it në Kosovë dhe autoriteteve holandeze në Hagë. Sipas tij, kjo tregon "hipokrizinë" me të cilën përballet Serbia."I patë sulmet e shqiptarëve të zemëruar ndaj EULEX-it në Prishtinë dhe ndaj autoriteteve holandeze në Hagë, por nuk pati reagim të ashpër. Kjo është një mësim i madh se çfarë hipokrizie mbizotëron në botë. Serbët do të jenë gjithmonë kriminelë, ndërsa të tjerët do të jenë heronj", tha Vuçiç.Presidenti serb përmendi gjithashtu "aleancën Zagreb-Prishtinë-Tiranë", duke thënë se ende nuk ka marrë përgjigje pse është krijuar dhe se kjo, sipas tij, është një arsye për shqetësim për Serbinë."Ende nuk kam marrë përgjigje pse krijuat aleancën Zagreb-Prishtinë-Tiranë. Unë e di pse dhe pikërisht për këtë shqetësohem për Serbinë", deklaroi Vuçiç. Share Ora 18:54 Verdikti i Hagës, Vuçiç u kërkon serbëve të mos festojnë: Vendimi nuk është përfundimtar Gjatë konferencës për shtyp në Beograd Aleksandër Vuçiç u kërkoi serbëve të mos e konsiderojnë procesin të mbyllur dhe të mos festojnë, ndërsa vazhdoin të këmbëngulë se aktgjykimi nuk i përfshiu, sipas tij, akuzat më të rënda që Serbia ka ngritur ndaj UÇK-së."Ne nuk kemi arsye as të gëzohemi, as të pikëllohemi. Edhe nëse vendimi konfirmohet, gjë që e kam të vështirë ta besoj, ekziston edhe një instancë e tretë - Gjykata Kushtetuese e të ashtuquajturës Kosovë, e cila mund ta kthejë çështjen në rigjykim. Prandaj nuk duhet ta presim këtë vendim me eufori, por të jemi të duruar." tha aiVuçiçi tregoi publikisht fotografi të serbëve të vrarë, duke pretenduar se autorët nuk janë ndëshkuar dhe tha se se pas Apelit ekziston edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe tha se vendimi mund të ndryshojë. Share Ora 18:46 Vuçiç sulmon aktgjykimin e Hagës: Nuk deshën ta godisnin UÇK-në, u hodhën poshtë 6 akuzat për krime kundër njerëzimit Gjatë një konference për shtyp, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u përpoq ta paraqesë vendimin e Dhomave të Specializuara si një aktgjykim që, sipas tij, nuk pranoi pretendimet kryesore të Serbisë për luftën në Kosovë.Ai theksoi se gjykata rrëzoi gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit dhe pretendoi se "nuk deshi ta rrënonte kredibilitetin e UÇK-së", pasi nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile.Vuçiç tha se në aktgjykim nuk u përfshinë, sipas tij, krimet ndaj serbëve pas 20 qershorit 1999 dhe çështja e "Shtëpisë së Verdhë", duke lënë të kuptohet se, megjithëse ish-krerët e UÇK-së u dënuan, gjykata nuk e pranoi narrativën që Serbia ka mbrojtur prej vitesh për konfliktin në Kosovë. "Është bërë shumë padrejtësi, por as ne të gjithë së bashku nuk kemi qenë mjaftueshëm të gatshëm të përballemi me krimet që janë kryer në emrin tonë. Megjithatë, zgjidhja për të ardhmen qëndron te biseda, mirëkuptimi më i madh dhe dialogu me të gjithë. Ky është një vendim i shkallës së parë i dhënë nga gjykata e Kosovës, sepse kjo është gjykatë e të ashtuquajturës Kosovë. Ata e krijuan këtë mekanizëm të posaçëm para 11 vitesh nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, për të shmangur krijimin e një tribunali ad hoc, si ai që u formua gjoja për territorin e ish-Jugosllavisë, por që në fakt ishte krijuar kundër serbëve dhe popullit serb. Është e rëndësishme të theksoj se trupi gjykues nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile. Ata nuk deshën ta rrënonin kredibilitetin e UÇK-së. Çfarë nuk përfshihet në këtë vendim? Krimet kundër njerëzimit. Të gjashta pikat e aktakuzës u hodhën poshtë. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk u morën parasysh, sepse u vlerësua se KFOR-i kishte mbërritur dhe nuk kishte më konflikt të armatosur. Nuk ka përgjegjësi as për 'Shtëpinë e Verdhë'." Share Ora 16:12 Serbia reagon pas vendimit të Hagës: UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dënimet nuk mjaftojnë! Vendimi i Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së u shfrytëzua menjëherë nga Beogradi për të sulmuar sërish Kosovën. Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, tha se aktgjykimi konfirmon, sipas tij, pretendimet e Serbisë për UÇK-në, ndërsa kritikoi ashpër rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit."Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë", deklaroi Daçiç.Ai u ndal veçanërisht te vendimi i gjykatës për të mos i shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar këtë "manovër politike"."Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit", tha Daçiç, duke shtuar se, sipas tij, edhe dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave serbe. Share U.D/R.Xh/ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage gjykata speciale ne hage aleksander vucic Komento Komente Five company: 16/09/2026 18:54 Jo 25 vite, por edhe 1225 vite te kalojne ju nuk do ta pranoni qe i urreni shqiptaret!Kjo eshte e verteta qe ndjeni, kuptoni por nuke pranoni. Planifikuat, projektuat me nje mizori dhe urrejtje te tejskashme, cdo veprim vetem per te shkaterruar shqipetaret dhe ata qe e meritojne emrin shqipetar! Përgjigju Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 1066 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?