Lajme Zone
Vuan nga probleme të shëndetit mendor, kërkohet ndihmë për gjetjen e 46-vjeçares nga Cërriku
Të tjeraJOQ Albania

Vuan nga probleme të shëndetit mendor, kërkohet ndihmë për gjetjen e 46-vjeçares nga Cërriku

Një 46-vjeçare nga zona e Cërrikut është raportuar e humbur, teksa familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Një 46-vjeçare nga zona e Cërrikut është raportuar e humbur, teksa familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Bëhet fjalë për Manushaqe Manolin, për të cilën motra e saj ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, duke thënë se prej katër ditësh ajo është larguar nga banesa dhe nuk kanë mundur ta gjejnë.

Sipas motrës, familja ka marrë informacion se Manushaqja ndodhet në Gramsh, ndaj ajo ka shkuar vetë për ta kërkuar, por pa rezultat.

“Ka humbur motra prej 4 ditësh, ka ikur nga shtëpia. Më thanë që ndodhet në Gramsh, vajta sot por nuk e gjeta”, shkruan Silvana.

Ajo tregon se motra e saj ka probleme të shëndetit mendor dhe se në të kaluarën është larguar edhe më parë nga banesa.

Ky nuk është rasti i parë që familja i drejtohet JOQ Albania për ndihmë. Në tetor të vitit 2025, Silvana kishte raportuar gjithashtu zhdukjen e Manushaqes, e cila në atë kohë kishte munguar për disa ditë. Pas publikimit të rastit, familjarët njoftuan redaksinë se 46-vjeçarja ishte gjetur shëndoshë e mirë.

Edhe këtë herë, Silvana kërkon që rasti të publikohet dhe shpreson te ndihma e qytetarëve.

Familjarja thotë se Manushaqja lëviz kryesisht në zonën e qendrës së Gramshit, pranë spitaleve, dhe se nuk qëndron në një vend të caktuar. Sipas saj, një person i ka thënë se e kishte parë një mbrëmje rreth orës 21:00 në një lokal, por vendndodhja e saktë nuk është konfirmuar.

Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë Manushaqen të kontaktojnë në numrin +355 69 394 1216.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj mund të jetë i rëndësishëm. Nëse e shihni, ju lutemi kontaktoni familjarët në numrin e mësipërm ose njoftoni menjëherë Policinë.