Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska‑Davkova, sot në Ohër mori pjesë në hapjen e Lojërave Sportive Republikane të Pensionistëve 2026, kushtuar 80‑vjetorit të organizimit të pensionistëve në vend dhe Ditës së Pensionistëve më 20 shtator.“Logjikisht është të jem mes jush, sepse edhe unë jam njëra prej jush”, tha presidentja, duke theksuar se pensionimi nuk është fundi i jetës aktive, por fillimi i një cikli të ri ku shprehen më shumë urtësia, njohuria dhe përvoja. Ajo nënvizoi se sporti është jo vetëm ushtrim fizik, por edhe mendor, që përmirëson shëndetin, nxit shoqërimin dhe na mëson të gëzohemi për sukseset, por edhe më lehtë të përballojmë dështimet. Siljanovska‑Davkova shtoi se pensionistët duhet të jenë të përfshirë në krijimin e politikave dhe ligjeve që i prekin drejtpërdrejt.Presidentja solli shembullin e japonezëve, të njohur si populli më jetëgjatë, duke përmendur filozofinë e “ikigai” – besimin se gjithmonë ekziston një arsye për ekzistencën tonë dhe qëllime që duhet t’i realizojmë.Ajo u uroi pjesëmarrësve lojë të ndershme, garë fisnike dhe suksese, si dhe shumë ngjarje të ngjashme në të ardhmen.Në garat e sivjetme marrin pjesë 312 garues nga 41 shoqata anëtare të Lidhjes.

