Ky është momenti kur Policia shoqëron autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë, pas disa orësh kërkimesh intensive.
Në pranga ka rënë Kristjan Sterjo, 20 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar se ka vrarë me armë zjarri, kallashnikov, Johan Zukos, 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, 21-vjeçari Johan Zukos humbi jetën. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, ndërsa Policia ka nisur menjëherë kërkimet për lokalizimin e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.
Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në vrasje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
