Lajme Zone
Vrau nënën dhe plagosi babanë, 45-vjeçari kapet pas një ore
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau nënën dhe plagosi babanë, 45-vjeçari kapet pas një ore

Florion Dalladaku, 45-vjeçari i dyshuar për vrasjen e nënës dhe plagosjen rëndë të babait të tij në fshatin Zhymë të Lushnjës, është arrestuar nga Policia rreth një orë pas ngjarjes.

Florion Dalladaku, 45-vjeçari i dyshuar për vrasjen e nënës dhe plagosjen rëndë të babait të tij në fshatin Zhymë të Lushnjës, është arrestuar nga Policia rreth një orë pas ngjarjes. Dalladaku u lokalizua dhe u arrestua pranë Spitalit Memorial në Fier, teksa po drejtonte automjetin e vëllait të tij dhe tentonte të largohej nga qarku Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20, në banesën e familjes Dalladaku, në fshatin Zhymë. Sipas informacionit të Policisë, 45-vjeçari, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka goditur me një mjet metalik prerës, sqepar, nënën e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën. Ndërkohë, babai i të dyshuarit, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe nisën kërkimet për kapjen e 45-vjeçarit, i cili, sipas Policisë, paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë. Florion Dalladaku është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ndërsa po kryhen veprimet procedurale. Lushnjë/ Vrau nënën dhe plagosi babanë, 45-vjeçari kapet pas një ore teksa tentonte të largohej pic.twitter.com/g6d6rlLiGQ— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 24, 2026 “45-vjeçari vrau nënën dhe plagosi babain me sqepar”, policia jep detajet e krimit të rëndë në Lushnjë