Lajme Zone
Vrau me sqepar nënën dhe plagosi rëndë babanë, arrestohet autori i ngjarjes në Lushnje
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau me sqepar nënën dhe plagosi rëndë babanë, arrestohet autori i ngjarjes në Lushnje

Arrestohet autori i ngjarjes në Lushnje.

Arrestohet autori i ngjarjes në Lushnje. 45-vjeçari Florjan Dalladaku dyshohet se vrau nënën e tij 80-vjeçare dhe plagosi rëndë babanë 77-vjeçar. Pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi F. D., 45 vjeç, ishte larguar nga banesa, por pas kontrolleve të policisë është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 në fshatin Zhymë, Lushnje. Sipas Policisë së Shtetit, për motive ende të paqarta, 45-vjeçari ka goditur me sëpatë nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Më pas, ai ka plagosur rëndë edhe babanë e tij, H. D., 77 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçari dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje vijon puna e grupit hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e motivit të krimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb