Lajme Zone
Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e Shefqet Islamajt, në ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e Shefqet Islamajt, në ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz. Sipas burimeve të Euronews Albania, Manzi ka deklaruar para hetuesve se konflikti nisi për shkak të punimeve që po kryenin vëllezërit Islamaj. Ai pretendon se ishte shqetësuar nga kalimi i betonieres përpara banesës së tij dhe u kishte kërkuar atyre të përdornin një rrugë alternative. Sipas dëshmisë së tij, automjetet e rënda duhej të kryenin disa manovra për të kaluar në atë zonë, ndërsa kërkesa e tij ishte kundërshtuar nga vëllezërit. 40-vjeçari ka pretenduar gjithashtu se Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi mësoi për këtë ngjarje, Manzi deklaron se ka goditur Shefqet Islamajn, ndërsa më pas në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tij. Përplasja ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas versionit të dhënë prej tij, Manzi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj vëllezërve. Si pasojë e të shtënave, Selam dhe Nazmi Islamaj humbën jetën, ndërsa Shefqet Islamaj mbeti i plagosur.