Lajme Zone
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, kushëriri i viktimës në Roskovec: Autori ishte në arrest shtëpie, familja e vajzës e kishte denoncuar sepse…
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, kushëriri i viktimës në Roskovec: Autori ishte në arrest shtëpie, familja e vajzës e kishte denoncuar sepse…

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec.

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec. Një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij të cilën e mori peng, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

“Çifti ishin të dashuruar, por familjes sikur nuk i pëlqente muhabeti. Familjet nuk pranonin. Ai ka qenë në arrest shtëpie. Ish-dhëndri ka pasur problemet e tij. Ndihemi shumë keq. Gocën e ka marrë me vete. Familja e vajzës e kishte denoncuar edhe më pare”, u shpreh një nga kushërinjt e viktimës. Top Channel