Lajme Zone
Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat

Dalojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar në Tiranë, ku gruaja Lumturie Patushi dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj.

Dalojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar në Tiranë, ku gruaja Lumturie Patushi dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj. Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Hysni Patushi, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Në kuadër të operacionit për kapjen e tij, janë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Dyshohet se prezent ka qenë dhe nipi 14-vjeçar. Policia pritet të japë më shumë detaje për rrethanat e krimit dhe dinamikën e ngjarjes. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.