Është zbardhur identiteti i çiftit shqiptar në Greqi, ku burri vrau me thikë bashkëshorten e më pas tentoi të vetëvritej. Mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është Bujar Meco, 53 vjeç, nga Gramshi, ndërsa viktima është Esma Meco, 44 vjeçe, po nga Gramshi. Raportohet se çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dhe ka qenë një nga fëmijët që ka njoftuar policinë pas krimit.
Ngjarja ndodhi në zonën e Rodopit, ku Bujar Meco plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij, Esma Meco, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë.
Pas ngjarjes, Bujar Meco tentoi të kryente vetëvrasje duke konsumuar naftë. 53-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Incidentet mes tyre ishin regjistruar edhe në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës, ku Esma Meco kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim. Në atë kohë, Bujar Meco ishte arrestuar në kuadër të një ndalimi policor të lidhur me një rast dhune në familje. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

