Lajme Zone
Vrau gruan 8 muajshe shtatzënë dhe vetë mbeti i plagosur, ndërron jetë i riu në Kosovë
Të tjeraReport TV

Vrau gruan 8 muajshe shtatzënë dhe vetë mbeti i plagosur, ndërron jetë i riu në Kosovë

Vrasja e Jetlira Foniqit shkaktoi reagime të shumta në Kosovë, ndërsa rasti riktheu në vëmendje shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe rastet e rënda të dhunës në familje

Ka ndërruar jetë pas disa ditësh Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Jetlira Foniqi në Kosovë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht në fshatin Kërvasari të Malishevës, teksa e reja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. LEXO edhe...Kroacia ngriti alarmin për armatosjen e Serbisë, përgjigjet Vuçiç: Zagrebi të vazhdojë punën me Tiranën, Prishtinën dhe NATO-n, ne do të forcojmë ushtrinë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, deklaroi se i dyshuari ndërroi jetë më 27 gusht, rreth orës 17:15. “Procedurat hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent”, deklaroi Elezaj. Paraprakisht dyshohet se motivi i vrasjes ishte për motive xhelozie, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet e organeve kompetente. Vrasja e Jetlira Foniqit shkaktoi reagime të shumta në Kosovë, ndërsa rasti riktheu në vëmendje shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe rastet e rënda të dhunës në familje. Xh.K/ReportTv.al Egzon Bytyqi Jetlira Foniqi kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 4330 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?