Lajme Zone
Vrau dy vëllezër dhe plagosi të tretin/ Dëshmia e autorit: Konflikti për kalimin e betonieres, Shefqet Islamaj më goditi prindërit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau dy vëllezër dhe plagosi të tretin/ Dëshmia e autorit: Konflikti për kalimin e betonieres, Shefqet Islamaj më goditi prindërit

Dy vëllezër të vrarë dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i ngjarjes tragjike të regjistruar mesditën e së hënës në Bathore. Autori i ngjarjes Ngushëllim Manzit, ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë.

Sipas dëshmisë së Ngushëllim Manzit, konflikti nisi për shkak të punimeve që po kryenin vëllezërit Islamaj pasi betonierja kalonte përpara banesës së tij.

Ai pretendon se u kishte kërkuar të përdornin një rrugë alternative, pasi betonierja duhej të kryente disa manovra për të kaluar, por kërkesa e tij ishte pritur me kundërshtime. Manzi ka deklaruar se Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi mësoi për ngjarjen, ai goditi Shefqet Islamajn. Më pas, në konflikt ndërhynë edhe dy vëllezërit e tij.

Sherri agravoi dhe sipas dëshmisë së tij, Manzi nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj tyre./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet