42 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjecarit portugez në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principotes” në Ksamil. Policia shoqëroi edhe dy shtetas turq që ndihmuan Sokrat Vatën të largohej, duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre pas vrasjes në Ksamil.
Policia po heton gjithashtu edhe rolin e ciftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk. Top Channel

