KORÇË- Ndërsa postoblloqe të shumta të policisë u ngritën në të gjithë hyrje daljet e qytetit të Korçës, pas vrasjes së 21-vjeçarit Joan Zuko, autori i dyshuar ishte fshehur fillimisht pranë varrezave të qytetit. Në orët e vona të mbrëmjes Kristjan Sterjo, 20 vjeç, është afruar për në banesën e tij. Ky ka qenë momenti kur ai është pikasur. Fillimisht janë dy agjentë me veshje civile që i afrohen me shpejtësi dhe e shtrijnë në tokë. Më pas, janë tre policë të tjerë që afrohen në ndihmë të tyre. Në pamjet e siguruara nga Report Tv që tregojnë momentin e arrestimit, policët i bëjnë thirrje disa herë të riut që të shtrihet në tokë dhe i kërkojnë të tregojë ku është arma e krimit. Ai nuk bën rezistencë dhe më pas i vendosen prangat. Në momentin e arrestimit ai nuk e kishte me vete armën me të cilën kishte qëlluar Zukon. Më vonë ai ka treguar se pushkwn me të cilin kishte qëlluar shokun e tij të dikurshëm, e kishte hedhur në zonën e njohur si “Fusha e druve”, ku më pas dhe është gjetur nga policia. LEXO EDHE:Para vrasjes së Joan Zukos, Kristjan Sterjo ishte arrestuar për plagosje me thikë! Del videoja që shokët i bënë me krenari teksa shoqërohej nga Policia Ngjarja ndodhi në një nga pallatet e lagjes 15 në qytetin e Korçës, ku Johan Zuko ishte futur në tentativë për t’i shpëtuar sulmit të Sterjos, ndërsa vetë mësohet se mbante në dorë një thikë. Plumbi e goditi në pjesën e poshtme të shpatullës duke e lënë të vdekur në vend në katin e tretë të pallatit. Në dëshmitë e para në polici, autori i vrasjes ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij, me Zukon, ishte i bartur prej kohësh një konflikt që lidhej kryesisht me përplasje për dominancë mes tyre dhe pretendimet se kush ishte “më i forti” i lagjes. Dy të rinjtë dyshohet se kishin shkëmbyer vazhdimisht provokime, sharje dhe ngacmime, ndërsa vetëm disa ditë përpara vrasjes kishin pasur një tjetër konflikt verbal. Në dëshminë e tij, Sterjo ka pretenduar se situata ishte acaruar më tej edhe për shkak të ngacmimit të së dashurës së tij nga viktima. Hetuesit po verifikojnë këtë pretendim, si dhe nëse ndërthurja e këtij episodi me konfliktet e mëparshme mes dy të rinjve ka çuar në përshkallëzimin e situatës deri në krim. Policia ka marrë në mbikëqyrje dy familjet, për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës. Kristjan Sterjo rezulton të jetë një emër problematik, i arrestuar dhe më parë për plagosje me thikë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:49 Para vrasjes së Joan Zukos, Kristjan Sterjo ishte arrestuar për plagosje me thikë! Del videoja që shokët i bënë me krenari teksa shoqërohej nga Policia Kur Kristjan Sterjo u arrestua kohë më parë për plagosje me thikë, shokët e tij vendosën ta prisnin jashtë institucionit të sigurisë me telefonat në dorë. E filmuan teksa dilte i buzëqeshur pas përballjes me forcat e rendit dhe videon e publikuan në rrjetet sociale.Por nuk ishte vetëm videoja që ra në sy. Në sfond kishin vendosur një këngë, ku dëgjohet fraza: “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.”Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, ngjarje për të cilën Sterjo është arrestuar si autor i dyshuar.Sterjo nuk ishte i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar më parë për plagosje me thikë, ndërsa në rrjetet sociale ai dhe shoqëria e tij publikonin shpesh foto dhe video nga përditshmëria e tyre. Mes tyre është edhe kjo video, ku ai shfaqet duke dalë nga institucioni i sigurisë i buzëqeshur, ndërsa shokët e filmojnë dhe e shoqërojnë postimin me vargjet e këngës që sot kanë marrë një tjetër kuptim.20-vjeçari u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës, disa orë pasi policia e identifikoi si autorin e dyshuar të vrasjes së Joan Zukos. Sipas hetimeve, krimi ndodhi pas një konflikti të mbartur mes dy të rinjve.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/Shqiptarja.com Share Ora 10:38 ‘Shtrihu në tokë’, Report Tv siguron VIDEO-n kur policia arreston vrasësin e 21-vjeçarit në Korçë: Ku është kallashi? Report Tv ka siguruar momentin kur Policia arreston autorin e vrasjes së 21-vjeçarit Johan Zuko. Në këto pamje të filmuara nga një kamerë sigurie, dallohet 20-vjeçari ndërsa efektivët i afrohen me vrap dhe i bërtasin që të shtrihet në tokë. I riu nuk bën rezistencë. Në video dëgjohet teksa thotë me zë të ulët ”në rregull” Disa efektivë e rrethojnë, e shtrijnë në tokë dhe i vënë pranga. Aata dëgjohet teksa e pyesin se ku e ka fshehur edhe armën e krimit. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:28 Mitropoliti Anastas reagon pas vrasjes në Korçë: Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy Mitropoliti orthodhoks i Korçës, Hirësia e tij imzot Anastasi, ka reaguar me dhimbje për vrasjen e 21-vjeçarit Joan Zuka pasditen e djeshme në Korçë. Imzot Anastasi thotë se jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe se kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy.“Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojë veprimin që merr jetën e një njeriu”, shprehet Mitropoliti Anastas.Në reagimin e tij, ai ndalet veçanërisht te fakti se në ngjarje është përfshirë një i ri, duke përcjellë një mesazh kundër dhunës mes të rinjve.“Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”, thuhet në mesazhin e Mitropolitit Anastas. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./U.D/Shqiptarja.com TAG: Korce Johan Zuko Kristjan Sterjo Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.6% Vota total: 4253 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
