Lajme Zone
Sherri në burgun e Fierit/ Transferohen Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini; kamerat e sigurisë zbulojnë si nisi përplasja
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri në burgun e Fierit/ Transferohen Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini; kamerat e sigurisë zbulojnë si nisi përplasja

Sipas gazetares Anila Hoxha, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Jurgen Zotajn dhe Aldo Gjinin duke kaluar nga një sektor drejt atij ku ndodhej Brajovic, pasi ky i fundit ishte pyetur nëse pranonte t’i takonte për kafe.

Foto ilustruese Në pamje, tre të dënuarit shfaqen fillimisht duke u përqafuar dhe më pas zhvendosen drejt një ambienti që nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë. Pak minuta më vonë ka ndodhur përplasja. Zbardhen detaje të reja nga përleshja në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur Denis Brajovic, i njohur edhe si Bajri, dhe Jurgen Zotaj. Policia dhe Prokuroria e Fierit po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të incidentit.

Sipas gazetares Anila Hoxha, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Jurgen Zotajn dhe Aldo Gjinin duke kaluar nga një sektor drejt atij ku ndodhej Brajovic, pasi ky i fundit ishte pyetur nëse pranonte t’i takonte për kafe.

Në pamje, tre të dënuarit shfaqen fillimisht duke u përqafuar dhe më pas zhvendosen drejt një ambienti që nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë. Pak minuta më vonë ka ndodhur përplasja.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, Brajovic pretendon se është sulmuar me një send të improvizuar si armë e ftohtë. Sipas versionit të tij, ai ia ka rrëmbyer sendin Zotajt dhe është kundërpërgjigjur. Brajovic ka deklaruar se nuk kishte konflikte të mëparshme dhe se kishte pranuar takimin për shkak se njihte Aldo Gjinin.

Pas ngjarjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar dy prej të dënuarve. Aldo Gjini është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ndërsa Jurgen Zotaj është transferuar nga spitali i Fierit drejt Qendrës Spitalore të Burgjeve në Tiranë. Denis Brajovic ka mbetur në burgun e Fierit.

Paralelisht po verifikohet edhe përgjegjësia e punonjësve të burgut. 6 efektivë që ishin në detyrë janë marrë në pyetje, ndërsa sipas burimeve, katër prej tyre pritet të pezullohen nën dyshimet për neglizhencë në zbatimin e masave të sigurisë.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivin e përplasjes dhe për të verifikuar nëse incidenti ishte një konflikt i çastit apo nëse pas tij mund të ketë pasur një sulm të parapërgatitur. Plas sherri në burgun e Fierit, plagoset Denis Bajri i dosjes “Metamorfoza” 8 Gusht, 12:37 sherri në burgun e fierit/ Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike E rëndë në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare; e mitura ndërron jetë 9 Gusht 2026, 12:1112:11Kronike Video/ "Shtrihu në tokë”, publikohen pamjet e momentit të arrestimit të Kristjan Sterjos afër varrezave të Korçës! 9 Gusht 2026, 10:4810:48Kronike Vrasja e 21-vjeçarit në Korçë, reagon policia: Konflikti nisi për motive të dobëta, gjendet arma e krimit 9 Gusht 2026, 09:2209:22Kronike Vrau shokun me kallashnikov, zbardhet dëshmia e autorit në Korçë: Më ngacmoi të dashurën 9 Gusht 2026, 09:1509:15Kronike Vrau shokun e tij me kallashnikov, arrestohet Kristjan Sterjo në Korçë 8 Gusht 2026, 23:0223:02Kronike Ndezi zjarr për të djegur barin, era përhapi flakët drejt Malit të Krujës; në pranga 73-vjeçari 8 Gusht 2026, 22:3522:35Kronike