Një vrasje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 17:20 të pasdites së sotme në fshatin Mgull të Dukagjinit. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë babë e bir, Lekë e Prel Gjoni. I plagosur rëndë ka mbetur Lazer Bashi. Policia vendore por edhe efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë nisur drejt vendngjarjes, por bëhet fjalë për një zonë të thellë malore dhe komunikimi është i vështirë. LEXO edhe...Report Tv në Gojan të Pukës/ Pas një jave betejë me flakët, fshati i rikthehet qetësisë! Mes dëmeve që la zjarri, banorët rrëfejnë tmerrin: Ishte si luftë Të dhënat paraprake ngrenë hipotezën se mund të bëhet fjalë për gjakmarrje, por rrethanat mbeten ende të paqarta. Vetëm pak më shumë se një muaj më parë, më 11 korrik, në këtë zonë, në fshatin Kir, u vra 40-vjeçari Aleksandër Koçeku. Ai u qëllua me breshëri plumbash ndërsa lëvizte nga Kiri drejt Prekalit. Viktima ishte në gjak pasi vëllai i tij, Artan Koçeku, është në burg për vrasjen e Angjelin Shkambit në dhjetor 2017. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P. Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Lajm në përditësim... P.J/K.T./ReportTv.al vrasje Shkoder dukagjin Lazer Bashi Leke Gjoni Prel Gjoni Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 64% Keq 28.8% Nuk e di 7.2% Vota total: 642 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

