Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre dhe një efektiv i Policisë së Shtetit, i cili dyshohet për përfshirje në konflikt dhe se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar për vrasjen u arrestua disa orë më vonë në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një shtetase turke dhe një pasagjer me të njëjtën kombësi. Pamjet nga vendngjarja Ditën e sotme pritet të dalin para Gjykatës së Sarandës për masën e sigurisë Sokrat Vata dhe 10 të tjerë të përfshirë në vrasjen e portugezit në Ksamil.
Luis Miguel Varela Mendes, me shtetësi portugeze, por me banim në Francë, mbeti i vrarë në Ksamil në 18 gusht. 20-vjeçari kishte mbërritur në Shqipëri, vetëm dy ditë para bashkë me 8 miq të tij nga Franca. Luis Miguel Varela Mendes Mbrëmjen e 17 gushtit miqtë iu bashkuan një feste me Dj francezë në klubin e kompleksit luksoz në Ksamil, “Principote”. Sipas hetimeve, konflikti nisi pas një feste në klubin “Principote”. Pas daljes nga lokali, mes disa turistëve pati debat me tone të larta. Në konflikt ndërhynë më pas edhe punonjës të kompleksit. Policia njofton se bashkëpunëtori kryesor në vrasjen e turistit portugez është shtetasi David Heurtevent, banues në Tiranë, i cili sipas 'Bluve' e ka goditur me grushta 20-vjeçarin. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata Më tej, Sokrat Vata, e goditi me thikë 20-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje, në një shezlong në plazhin fare ngjitur me klubin e natës së “Principotes”.
Sokrat Vata u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilëve siç burimet thonë, mund t’i ketë ofruar edhe para për ta çuar drejt Tiranës. Me ta kishte krijuar njohje pasi ishin klientë të rregullt në kompleksin turistik në Ksamil.
4 kamerierë, të cilët u arrestuan, ndërhynë në sherr kur panë të përfshirë dy punonjësit e tjerë të kompleksit, por janë larguar prej aty përpara se i riu të goditej me thikë. Miqtë francezë treguan me detaje në polici të gjithë situatën.
4 truproja të kompleksit në Ksamil u arrestuan dhe pezulluan nga detyra, Miosid Matushaj, oficer policie ne Gjirokastër, Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, dhe as njoftuan policinë.
Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe pronari i 'Principotes', Bekim Bulica, i cili ishte aty në mometin e ngjarjes, por më pas u largua pa e kallëzuar lajmin në polici. Bekim Bulica Personat e përfshirë dhe rolet e tyre 1. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.2. Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.3. Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.4. Serxhi Selimi – kamerier në lokal.5. Ervis Bunci – kamerier në lokal.6. Ildi Cekani – kamerier në lokal.7. Murat Zhabina – kamerier në lokal.8. Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.9. Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.10. Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.11. Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.12. Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.13. Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit. sokrat vata dhe 10 të arrestuarit në kërkim pronari bekim bulica vrasja te \'principotes\' në ksamil ksamil vrasje sokrat vata bekim bulica sokrat vata ksamil vrasje sokrat vata Luis Miguel Varela Mendes Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Plagosi me armë Vladimir Bruçin në Shkodër, dorëzohet Pjerin Bitani; zbulohet shkaku i sherrit 20 Gusht 2026, 20:3020:30Kronike Policia ndryshon versionin për ngjarjen te Rana e Hedhun: 24-vjeçari ra nga gomonia dhe e preu helika 20 Gusht 2026, 18:3818:38Kronike Tjetër ngjarje tragjike, humb jetën i riu te "Rana e Hedhun" 20 Gusht 2026, 17:4417:44Kronike Dhunohet me sende të forta një person në Vlorë, përfn në gjendje të rëndë në spital! 20 Gusht 2026, 16:3816:38Kronike Shqiptari i jep fund jetës në burgun e Spanjës, zbardhet identiteti! 20 Gusht 2026, 16:1916:19Kronike Detaje nga plagosja në Delvinë, një javë më parë Xhike Hita plagosi nipat e autorit në Sarandë! 20 Gusht 2026, 15:5415:54Kronike

