Lajme Zone
Vrasja që tronditi Kosovën, jep dorëheqjen drejtori i Policisë
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja që tronditi Kosovën, jep dorëheqjen drejtori i Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili ka konfirmuar se e ka pranuar kërkesën e Hoxhës dhe ka marrë vendim për lirimin e tij nga kjo pozitë. Ndërkohë, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në përputhje me procedurat ligjore, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është caktuar Fehmi Hoti. Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohje për Gazmend Hoxhën, duke vlerësuar punën dhe kontributin e tij gjatë kohës sa ishte në krye të Policisë së Kosovës. Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt. Kjo e fundit u vra nga ish-kunati, edhe pse kishte kërkuar mbrojtje nga efektivët. Disa përgjime të publikuara nga mediat në Kosovë nxirrnin në pah faktin se viktima kishte kërkuar ndihmë, pasi ndihej e rrezikuar dhe se Policia nuk kishte marrë masat e duhura për rastin. Për ngjarjen, janë pezulluar edhe disa efektivë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: doreheqje drejtori kosove policia