Një 40-vjeçar nga Shijaku, i dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar drejt shtetit fqinj. Bëhet fjalë për Fatjan Stafën, alias Fatjan Dushku, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences me 7 vite, 7 muaj e 12 ditë burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Sipas hetimeve, gjatë periudhës mars 2009–korrik 2013, Stafa, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë. Ai dyshohet se luante rolin e ndërmjetësit mes palëve, duke organizuar lidhjen deri në dorëzimin e lëndës narkotike te shpërndarësit. Pas ekstradimit, 40-vjeçari do të vuajë në Itali pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga drejtësia italiane. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ekstradim

