Lajme Zone
Vrasja në Vorë, hetimet për pronat / Policia sekuestron kamerat e sigurisë pas ekzekutimit të Edmond (Ali) Sulës
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Vorë, hetimet për pronat / Policia sekuestron kamerat e sigurisë pas ekzekutimit të Edmond (Ali) Sulës

10 minuta pas mesnate pasi parkoi automjetin e tij dhe ju drejtua baneses, 50 vjeçari Edmond Sula u qellua nga distanca duke mbetur viktime e një atentati. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bërxulle të Vorës, autori e ka qëlluar me një plumb në shpinë 50-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

10 minuta pas mesnate pasi parkoi automjetin e tij dhe ju drejtua baneses, 50 vjeçari Edmond Sula u qellua nga distanca duke mbetur viktime e një atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bërxulle të Vorës, autori e ka qëlluar me një plumb në shpinë 50-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Autori i cili është ende i paidentifikuar dyshohet se ka lëvizur me makinë ndërsa Edmond Sulën e ka qëlluar nga një distance rreth 50 metra, përkatesisht në një fushë përballe banesës.

Sula njihej si një person problematik në zonë, ai merrej me shitblejre pronash dhe një konflikt i tillë është një ndër pistat që po heton policia ndërsa nuk përjashtohen konfliktet e tjera të viktimes. Sipas informacioneve pranë grupit hetimor rezulton se disa vite më parë Edmond Sula është proceduar për veprën penale “moskallëzim krimi” në lidhje me një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në zonën e Myslym Shyrit.

Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po bëhet kqyrja e tyre, për të kuptuar lëvizjet që ka bërë pak para ekzekutimit viktima, si dhe për të identifkuar autorin apo edhe bashkëpunëtorët nëse ka pasur.

Këtë të diëlë grupi hetimor u rikthyë sërish në vendin e ngjarjes me qëllim sigurimin e provave të reja dhe rindërtimin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në disa zona, me qëllim kapjen e autorit apo autorëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet