Lajme Zone
Vrasja në Vorë/ Del foto, ky është viktima Edmond Sula. 50-vjeçari u qëllua me plumb në shpinë
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Vorë/ Del foto, ky është viktima Edmond Sula. 50-vjeçari u qëllua me plumb në shpinë

Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula i cilu u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Bërxullë të Vorës.

Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula i cilu u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Bërxullë të Vorës.

Pasi parkoi automjetin e tij dhe iu drejtua banesës, 50 vjeçari Edmond Sula u qëllua nga distanca duke mbetur viktimë e një atentati.

Autori e ka qëlluar me një plumb në shpinë 50-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Autori i cili është ende i paidentifikuar dyshohet se ka lëvizur me makinë ndërsa Edmond Sulën e ka qëlluar nga një distance rreth 50 metra, përkatesisht në një fushë përballe banesës.

Sula njihej si një person problematik në zonë, ai merrej me shitblerje pronash dhe një konflikt i tillë është një ndër pistat që po heton policia ndërsa nuk përjashtohen konfliktet e tjera të viktimës./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet edmond sula