Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte një konflikt që dihet edhe nga shteti dhe mediat. Ai theksoi se nuk ka dyshime për ndonjë ngjarje tjetër teksa tha se viktima është ruajtur por i është dashur të lëvizë për të punuar që të sigurojë bazat kryesore të jetesës. “Konfliktin e dinë shteti, e dinë gjithkush. Është ruajtur, por çfarë të bëjë, duhet të ushqehet. Ne kemi një konflikt që e dinë. Kemi një person në burg që e kemi pasur në gjak. Të gjithë e dinë ngjarjen. Ai punonte te shpia, ka pasur një furrë buke”, tha ai. U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)

