Lajme Zone
Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka mbetur viktimë një person. Mësohet se autori vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka mbetur viktimë një person. Mësohet se autori vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 35-vjeçari, Refit Buzi. Ndërkohë viktimë mësohet se ka mbetur 58-vjeçari, Kosta Plaka. Gjithashtu është identifikuar edhe e plagosura, 55-vjeçarja Belere Plaka. Ende nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Vidhisht. Policia ka dalë me një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen teksa theksoi se autori pas krimit ka marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e të riut teksa po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)