SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj si bashkëpunëtor në vrasjen e 40 vjeçarit ndërsa ka kërkuar pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash. Ahmetaj u arrestua vitin e kaluar në Greqi, (i shpallur në kërkim ndërkombëtar) pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, i kishte caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprën penale “vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. LEXO edhe...Koncerti i Kanye West, gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Ai dyshohet se në bashkëpunim me të akuzuarin si kreu i organizatës kriminale, Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin vranë me armë zjarri Besnik Hidën. Tregtari i makinave Besnik Hida, u ekzekutua teksa më 1 tetor 2019, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjës mëngjesin e datës 1 tetor 2019. Vrasësit në atë kohë ishin me maska dhe përdorën një makinë të cilën ia kishin grabitur një çifti në Tiranë. Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht më 11 tetor 2017 në të ashtuquajturën “masakra e Lushnjës”, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Përgjatë 3 viteve në vijim 40-vjeçari vijonte të kërkonte drejtësi për nipin, por u eliminua edhe vetë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Tirane ardian ahmetaj besnik hida spak Laert Haxhiu Orgest Bilbili Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 62.6% Jo 32.5% Disi 4.9% Vota total: 2227 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

